Korçë, 35 banesa sociale, Olldashi: Kredi për 260 familje

Punimet për banesat sociale janë investuar nga Enti Kombëtar i Banesave. Për të parë nga afër punimet, ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, inspektoi nga afër banesat e ndërtuar.
"Fondi i Entit Kombëtar të Banesave është 85 milionë lekë dhe Korça ka ecur mirë dhe është model për t'u ndjekur nga rrethet e tjera", theksoi Olldashi. Ministri i Transporteve i la detyrë Këshillit Bashkiak të Korçës për hartimin e listës të kredive për 130 familje me 3 për qind interes dhe për 130 familje të tjera me zero për qind interes, kredi të cilat duhet të aplikojë menjëherë këshilli bashkiak.
Ai kërkoi hartimin e listës së familjeve të pastreha dhe miratimin e saj përfundimtar. Drejtoresha e Entit të banesave në Korçë, Laureta Alimanaj, tha se, "pallati për 35 familjet është gati dhe pritet të miratohet leja e shfrytëzimit nga ana e Këshillit Bashkiak si dhe të merren certifikatat e pronësisë"./Start/
2012-04-06 16:00