Papandreou: Turqia të respektojë rregullat e BE-së
Papandreou, ish-ministër i Jashtëm, partia e të cilit PASOK kryeson nëpër sondazhet e opinioneve me një diferencë të madhe vote, tha se në marrëdhëniet greko-turke ishin shfaqur vështirësi vitet e fundit, çka mund të cënojë shanset e pranimit të Turqisë në BE.
"Ne dëshirojmë ta rikapim momentim që humbëm, por në të njëjtën kohë të vlerësojmë vështirësitë dhe problemet që kanë dalë në marrëdhëniet dypalëshe", tha ai në një intervistë për agjencinë Reuters. Në armiqësi për një kohë të gjatë për shkak të problemeve territoriale dhe ishullit të ndarë të Qipros, Greqia dhe Turqia desh u futën në luftë për shkak të një ishulli të vogël të braktisur në Detin Egje në vitin 1996.
Papandreou dha ndihmën e tij në rindërtimin e marrëdhënieve me Turqinë ndërsa ishte ministër i Jashtëm në fund të viteve '90. Marrëdhëniet që nga ajo kohë janë përmirësuar, por një vizitë e kryeministrit Costas Karamanlis në Turqi në 2008-n, e parë si kurorëzimi i një dekade marrëdhëniesh të ngrohta, nuk arriti të jepte progresin e dëshiruar.