Meksikë, i armatosuri vret dy persona në metro
Incidenti ndodhi dje pasdite në stacionin e Balderas, një nga më të mëdhenjtë në kryeqytetin meksikan.
Personi i armatosur, i identifikuar si Luis Felipe Hernandez Kastijo, 38 vjeç, u arrestua më pas na policia.
Gjatë të shtënave mbeti i vrarë një polic dhe një burrë që u përpoq ta ndalte agresorin.
Kamerat e metrosë filmuan skenën e ngjarjes dhe në to shihet se si viktima u përpoq disa herë ta ndalte autorin e krimit të dyfishtë, deri në momentin që ky i fundit e qëlloi për vdekje.
Para se të kapej nga policia, i armatosuri u fut në nja nga vagonat e trenit.
Një dëshmitar tha për agjencinë e lajmeve “Associated Press” se ndërkohë që ishte duke qëlluar, agresori bërtiste se sulmi i tij ishte “kundër qeverisë”.
Shefi i policisë, Manuel Mondragon tha se do vendosë më shumë policë për të patrulluar në rrjetin e metrove.