E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi padit Ramën për "Tajvanin"

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka bërë kallëzim penal për kryebashkiakun Edi Rama, për shitjen e 1300 hektarëve truall shtetëror te parku "Rinia" për shoqërinë "Tajvan".

Këtë lajm e bëri të ditur ministri i Transportit dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, i cili e akuzoi Ramën për shpërdorim të detyrës në kurriz të shtetit dhe qytetarëve. "Sot ministria ka depozituar pranë Prokurorisë së Tiranës një kallëzim penal. Kryetari i bashkisë, me dijeni të plotë ka ndjekur një praktikë të kundraligjshme për shitjen e një prone", u shpreh Olldashi.

Qeveria është shprehur pak ditë më parë se do ta anulojë vendimin për shitblerjen e 1350 metrave katrorë tokë publike në qendër të Tiranës, pasi është bërë tërësisht në kundërshtim me ligjin për shitblerjen e trojeve. "Një truall, që në vendin ku ndodhet e ka çmimin mbi 2 mijë euro për metër katror, është blerë për 95 euro. Dosja do t‘i dërgohet me urgjencë prokurorisë", pati deklaruar Berisha pak ditë më parë. Kurse bashkia i mohon akuzat, duke paraqitur fakte se procedura e shitjes së tokës është bërë konform ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›