E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sokol Balla Live


“Sokol Balla Live”, është ky emisioni radiofonik i njërit prej emrave më në zë të gazetarisë vendase, i cili përpos “Top Story” në Top Channel do jetë në transmetim çdo të mërkurë nga ora 12.00-14.00 në Top Albania Radio, për të trajtuar ndryshe tema nga të gjitha gjinitë e informacionit.

“Radioja nuk është gjë e re për mua sepse unë kam kaluar shumë vite në radio. Besoj se është një trend i gazetarëve të njohur që përveç televizionit kanë një impenjim të dytë në radio, ku ka një tjetër sharm, ngrohtësi dhe liri në krahasim e televizionin. Gjithashtu në radio je më i lirë për të dhënë edhe mendimet e tua”, shprehet Balla.

Janë tre tematikat që trajtohen në çdo emision, me të ftuar në studio dhe lidhje direkte telefonike: Kronikë, politikë dhe sociale.

Nuk do të mungojnë edhe tematikat kulturore, sportive e nga bota, si dhe përcjellje satirike të 10 lajmeve më të spikatura të javës.

“Sokol Balla Live”, një emision i thellimit gazetaresk, por më afër publikut.

“Radio të ofron diçka që televizioni nuk ta ofron dot: ngrohtësinë. Në television je me kostum, ndërsa ka pasur raste që emisionin e radios e kam bërë me xhinse dhe atlete. Radio të çliron nga uniformat televizive”, shton Sokol Balla.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
"Babëzia po shkakton dëme katastrofike ndaj mjedisit"
Programi i Partisë Socialiste
Sali Shehu: Beteja ime me Berishën
Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Itali, vdes nëna shqiptare dhe dy vajzat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›