E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu: Nuk po kërkojmë ndihmë financiare

Kryeministri grek Jorgos Papandreu deklaron se vendi i tij ka nevojë vetëm për mbështetjen politike të Bashkimit Evropian, dhe jo për ndihmën e tij financiare.
Papandreu informoi këshillin ministror për takimet e realizuara në Paris dhe Bruksel, për të cilat Greqia ishte e bindur në mbështetjen politike të 27 vendeve anëtare për programin e saj të stabilizimit ekonomik.

"Nuk dëshirojmë ndihmë financiare nga të tjerët. Nuk dëshirojmë para nga taksapaguesit gjermanë, italianë, francezë, apo të tjerë. Ne kërkojmë kohën e duhur për realizimin e programit tonë '', deklaroi Papandreu.

Kryeministri grek shprehu gatishmërinë e qeverisë për kufizimin e deficiteve dhe për ecjen përpara të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›