E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalai Lama, vizitë zyrtare në SHBA mes polemikash



Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama ka mbërritur e mërkurë në Uashington, shtet në të cilin ai do të takojë edhe presidentin e SHBA-së, Barak Obama. Administrata amerikane e shtyu vizitën e kreut të qeverisë tibetiane në ekzil pasi ky i fundit do të vinte që në muajin nëntor. Në këtë muaj Obama pati kryer një vizitë zyrtare në shtetin komunist kinez. Në fakt Dalai Lama e kreu vizitën e tij në SHBA por ai nuk u prit nga presidenti Obama. Shteti komunist kinez e ka cilësuar Dalai Lamën një lider separatist dhe nuk e ka përshëndetur këtë vizitë në shtetin amerikan. Kjo vizitë pritet që të shkaktojë një varg tensionesh diplomatike mes dy supërfuqive botërore, SHBA-së dhe Kinës. Kjo nuk është përplasja e parë mes të dyja vendeve. Disa javë më parë SHBA-ja i shiti një arsenal të madh armësh shtetit të vogël të Taivanit, i cili ndodhet në kufirin kinez, dhe gjysma e tij drejtohet nga Kina. Në të kaluarën autoritetet amerikane e kanë pranuar faktin se Tibeti është në përbërje të shtetit kinez, por ata i kanë bërë thirrje qeverisë kineze që të ulin dhe të bisedojnë me liderët e Tibetit për të kapërcyr këtë situatë të gjatë ngërçi mes Kinës dhe shtetit të vogël.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›