E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu Rames Hyr ne zgjedhjet e 8 majit

Kryetar i Internacionales Socialiste Jorgo Papandreu Mbeshtesim zgjedhjet e lira. Zgjedhjet e 8 majit Rama takime ne Athine

Kryeministri i Greqise dhe njeherazi kryetar i Internacionales Socialiste Jorgo Papandreu i kerkoi kreut te Partise Socialiste Edi Rama qe te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme lokale te 8 majit pasi sipas tij ky eshte nje proces mjaft i rendesishem per te ardhmen e vendit dhe anetaresimin e tij ne BE. Keshtu megjithese kryesocialisti shkoi ne samitin e udheheqesve te Partise se Socialisteve Evropiane me synimin kryesor te mbeshtetjes nga lideret e se majtes evropiane rreth idese se tij per zgjedhje te parakohshme krejt ndryshe ata dhe sidomos kreu i Internacionales Socialiste Papandreu i bene thirrje Rames per pjesemarrje ne zgjedhjet vendore. Deklarata e Kryeministrit grek erdhi gjate nje takimi koke me koke qe ai zhvilloi me kryesocialistin Rama ku gjithashtu Papandreu u shpreh se ai mbeshtet zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Papandreu e garantoi Ramen se do ta mbeshtese ne kauzen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme te cilat jane parakusht per permbushjen me sukses te procesit te integrimit evropian. Gjithashtu ai i ofroi te gjithe mbeshtetjen e tij per Partine Socialiste te Shqiperise por duke theksuar fort rendesine e pjesemarrjes se saj ne zgjedhjet vendore. Nga ana e tij Rama e njohu Kryeministrin grek me ate te cilen ai e cilesoi si krizete thelle qe po kalon aktualisht Shqiperia dhe me problematiken e rende te korrupsionit vend si dhe garancite per te siguruar nje proces te lire te drejte e demokratik zgjedhor. Po ashtu gjate samitit te Partise se Socialisteve Evropiane Edi Rama zhvilloi takime edhe me kreun e Grupit Parlamentar Socialist dhe Demokrat ne Parlamentin Evropian Martin Schultz kryetarin e Partise Demokratike Italiane Bersani sekretarin e Pergjithshem te Internacionales Socialiste Luis Ayala dhe lidere te tjere te partive te majta evropiane. Shefi i opozites shqiptare gjate takimeve theksoi se eshte e domosdoshme sipas tij gjetja e nje zgjidhje qe do e nxirrte Shqiperine nga kriza shumedimensionale qe e ka mberthyer vendin. Ne te njejten kohe ai theksoi sigurisht i ndikuar edhe nga thirrjet dhe keshillat e dhena nga vete udheheqesit socialiste evropiane per domosdoshmerine e pjesemarrjes ne zgjedhje se Partia Socialiste do te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit por sipas tij duhet te permbushen te gjitha garancite qe do te siguronin nje proces zgjedhor te lire e te ndershem per tu rikthyer shqiptareve besimin tek institucioni i votes se lire. Duke iu referuar ngjarjeve te dhunshme te demonstrates se opozites me 21 janar kryesocialisti edhe ne keto takime rideklaroi ate qe ka prononcuar per shume dite me radhe edhe ne vend se sipas tij faji i vetem per kete ngjarje ishte i mazhorances qeverisese dhe i Kryeministrit te saj duke neglizhuar plotesisht dhunen e ushtruar nga vete demonstruesit ndaj forcave te rendit per 3 ore me radhe. Dhuna dhe provokimet e policise para gjate dhe pas demonstrates dhe sigurisht hapja e zjarrit nga ana e Gardes Republikane mbi protestues paqesore ishin akte flagrante te paprecedenta ne asnje vend demokratik te Evropes ku Shqiperia kerkon te anetaresohet - nenvizoi lideri i opozites. Keshtu edhe gjate ketyre takimeve te tij me aleatet socialiste evropiane ne kuader te samitit te udheheqesve te Partise se Socialisteve Evropiane serish Rama nuk arriti te merrte mbeshtetje rreth kauzes se tij kryesore tashme ate te zgjedhjeve te parakohshme. Krejt ndryshe ata i kerkuan kreut te selise roze qe te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme e vendore pasi sipas tyre ato perbejne nje element mjaft te rendesishem per te ardhmen evropiane te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›