Certifikuam 28 qershorin jo zgjedhje te parakohshme

Zv.presidenti i OSBE-se Grossruck Opozita po pengon integrimin. Politika e rruges demton te ardhmen e shqiptareve
OSBE perjashton mundesine e zgjedhjeve te parakohshme. Zevendespresidenti i OSBE-se Wolfgang Grossruck shprehet se zgjedhjet e vitit 2009 u certifikuan nga OSBE-ja. Madje shton ai te gjitha institucionet pjesemarrese dhane konkluzionin se ishin zgjedhje te rregullta dhe te sakta. Lidhur me situaten e renduar politike Grossruck kritikon qendrimin e opozites dhe e fajeson ate per vonesat ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Sipas zevendespresidentit te OSBE-se politika e rruges nuk eshte zgjidhje por vetem nje menyre per te penguar te ardhmen evropiane te shqiptareve.
Kritikat
Kjo sjellje e klases politike dhe specifikisht e opozites eshte nje dem i madh qe po i behet vendit prandaj te gjithe duhet tu permbahemi rregullave te demokracise - u shpreh zv.presidentit te OSBE-se ne Shqiperi Wolfgang Grossruck gjate nje takimi te zhvilluar ne qytetin e Shkodres. Ai shton se cdokush nga ne duhet te ndjeke rregullat e qarta qe na i dikton demokracia. Kete nuk e besoj por eshte e vertete pasi njoh rregullat dhe raportimet e Komisionit Evropian. Raporti i te cilave mendoj nuk jane objektiv pasi Shqiperia ka bere hap pozitiv por megjithate per momentin e kane bllokuar punen e Shqiperise ne organizmat e tjere te Bashkimit Evropian. Ne te vertete eshte nje dem i madh qe po i behet vendit tuaj te bukur per zhvillimet pozitive te ketij vendi te apelojne te gjithe pjesemarresit qe tu permbahen rregullave demokratike - deklaroi Grossruck duke shtuar Pa dashur te involvohem ne jeten politike te Shqiperise keshilla dhe rregulla qe u them te gjitheve eshte se demokracia ka rregullat e veta te cilat duhet ti ndjekim te gjithe. Per mua Shqiperia eshte nje demokraci e konsoliduar por qe te gjithe duhet te ndjekin keto rregulla dhe te jene lojtare - u shpreh ai. Grossruck perjashton mundesine e zgjedhjeve te parakohshme pasi sipas tij vendi i mbajti zgjedhjet ne 2009 dhe ato u certifikuan nga OSBE-ja vit ne te cilin ai vete ishte kryetar. Kjo nuk eshte zgjidhje. Ne vitin 2009 pati zgjedhje dhe une kam qene atehere ne krye te OSBE-se ku kam punuar me njerez te shkelqyer. Konkluzionet e ketyre raporteve i keni. Ka shume pune per tu bere por ishim te kenaqur me ato zgjedhje ne pergjithesi megjithese pati problem ne fushaten zgjedhore. Te gjitha institucionet pjesemarrese dha ne konkluzionin se ishin zgjedhje te rregullta dhe te sakta. Eumlshte nje shenje e pjekurise politike qe edhe opozita te marre pjese ne zgjedhje - thekson perfaqesuesi i OSBE-se. Ndersa lidhur me zgjedhjet vendore te 8 majit zv.presidenti i OSBE-se thekson se opozites nuk i mbetet gje tjeter vec pjesemarrja ne kete proces pasi kete e kerkojne te gjitha institucionet nderkombetare dhe mbi te gjitha demokracia e nje vendi. Ai shkon me tej kur flet per situaten aktuale politike. Te besh politiken ne rruge demton imazhin e te gjitheve pa perjashtim prandaj ne nje shoqeri te civilizuar diskutimet behen ne Parlament. Jo vetem per mua si person por ne te gjithe Evropen nuk ka njerez apo struktura qe jane dakord qe njerezit te dalin te demonstrojne ne rruge - thote Grossruck. Sipas tij ne nje shoqeri te civilizuar diskutimet duhet te behen ne Parlament ne organet kushtetuese te ketij vendi. Kjo shton perfaqesuesi i OSBE-se nuk do te thote qe njerezit nuk kane te drejte te demonstrojne pasi kjo eshte nje princip i demokracise por qe te mendosh qe te besh politiken ne rruge demton imazhin e vendit dhe jo vetem te qeverise por te te gjithe njerezve. Ju e dini qe situata e krijuar ka bllokuar te gjitha marreveshjet me Komisionin Evropian. Eumlshte e qarte qe pas 40 vitesh diktature me regjimin e Hoxhes pas kesaj periudhe te ndodhin menjehere mrekullia dhe te pranojme te gjitha rregullat e vlerat e demokracise por nuk ka rruge tjeter per te arritur vlera te komunitetit evropian. Ky nuk eshte vetem nje vleresim i imi por i te gjithe politikaneve evropiane - perfundoi Grossruck.