Berisha thirrje Rames Perballu ne zgjedhje respekto ligjet

Zgjedhjet Berisha Pergjigje problematikes se qytetareve. Rama te lere shpikjet me arabe ne Vicidol dhe te hyje ne zgjedhje
Kryeministri Sali Berisha i beri dje thirrje kryetarit te PS-se Edi Rama qe te behet pjese e perballjes elektorale te 8 majit si dhe te zbatoje ligjet dhe procedurat konsensuale. Berisha ftoi Rama te lexoje mesazhet e shqiptareve dhe nderkombetareve qe kerkojne zgjedhje lokale si nje prove e qendrimit ndaj lirise. Ne mbledhjen e grupit demokrat z. Berisha lajmeroi se PD-ja ka nisur zyrtarisht fushaten elektorale dhe ne qender te vemendjes do te jene problematikat e cdo qytetari projektet per nje Shqiperi te zhvilluar.
Ftoj Ramen te lexoje mesazhet e qytetareve dhe te miqve ne Evrope e bote. Keto mesazhe jane zgjedhje lokale nje prove e qendrimit ndaj lirise se forcave politike shqiptare dhe te qytetareve - deklaroi Berisha. Kryeministri Berisha nuk ka lene pa ironizuar Ramen teksa u shpreh Sa arrin dhe gjen eskimeze apo arabe ne fshatin tim me mire te merret te zbatoje ligjet dhe procedurat konsensuale se ne zgjedhjet e kaluara u gjeten nja 4 eskimeze aty tani thote jane nja 4 arabe qe do te votojne. Sa merret me shpikje te tilla me mire te zbatoje ligjet dhe rregullat qe jane votuar konsensualisht ne parlamentin shqiptar. Se ato 4 vota do tia zbresim. Pavaresisht kesaj Berisha kerkoi nga deputetet demokrate angazhim maksimal ne kete fushate elektorale per te qene shume te ndjeshem ndaj problemeve te komunitetit pa perjashtuar asnje prej tyre. Kjo eshte politika qe duhet te bejme ne kete fushate elektorale. Te japim mesazhin tone perqendrimi yne projekti yne ka ne qender qytetarin familjen komunitetin dhe problematiken e tij - theksoi Berisha.
Ai gjithashtu i beri thirrje kreut te PS-se Edi Rama te zbatoje ligjet dhe proceduarat konsensuale qe jane miratuar ne Parlament duke shtuar se zgjedhjet lokale do te jene nje prove e qendrimit ndaj lirise se forcave politike shqiptare.
Te kemi te pergatitur ne keto zgjedhje projektin vendimtar te Shqiperise vend i zhvilluar. Nuk ka Shqiperi te zhvilluar pa zhvillim te qendrueshem nuk pajtohet zhvillimi me trashegimine mesjetare ne do ti kapercejme ato dhe te regjistrojme ne te gjithe territorin e vendit te gjithe problematiken te pergatisim pergjigjet me te merituara - tha Berisha. Kryeministri u kujtoi deputeteve se ata operojne ne fushen e mundesive dhe asgje nuk eshte e pamundur. Ne kemi veshtiresi dobesi e te meta por kemi mundesi te medha dhe do te shfrytezojme cdo mundesi tonen per ti dhene pergjigje problematikes se qytetareve shqiptare aty ku jane nuk braktisim asnje komunitet dhe asnje territor - deklaroi z. Berisha.