Bode Kemi liberalizuar tregun e pajisjeve fiskale
Ministri i Financave reagon pas akuzave te tregtareve dhe deputeteve te opozites duke theksuar se tashme mund te importoje kasa kushdo por duke plotesuar kushtet e sigurise dhe transmetimit te te dhenave
Protestat e tregtareve te pakices kunder cmimit te larte te pajisjeve fiskale kane hapur edhe nje here debatin mbi kete ceshtje tre muaj pas perfundimit te afatit ligjor brenda te cilit duhet te ishin pajisur me kasa fiskale te gjithe bizneset qe e kane te detyrueshme ate.
Ne fjalen e tij te mbajtur ne Kuvend pak ore pasi kishte perfunduar protesta e tregtareve te Medresese ne Tirane Bode ka lajmeruar liberalizimin e tregut te kasave fiskale duke ftuar te gjithe operatoret qe jane te interesuar tiu ofrojne bizneseve kete produkt me cmime edhe me te uleta por me kushtin qe ato te permbushin cilesite e percaktuara me pare sic jane transmetimi i te dhenave ne menyre te menjehershme ne arkivin qendror te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve si dhe te jene te pamanipulueshme.
Vendimi per heqjen e licences se tre kompanive qe deri me tani kane furnizuar me kasa fiskale bizneset eshte marre disa jave me pare ndersa sipas minisrit Bode ne kete treg tashme mund te futet cdokush qe mendon se mund te fitoje. Gjithsesi te gjitha pajisjet fiskale do te duhet te certifikohen ne menyre qe te ofrojne garanci per pamanipulueshmerine e tyre.
Qeveria per te krijuar nje konkurrence te drejte ne treg ka me shume se nje muaj qe ka hequr licencat e kompanive per vendosjen e kasave duke i krijuar mundesine cdo biznesi qe e shikon fitimprures kete aktivitet te futet ne treg kundrejt disa kushteve sic jane vendosja e nje garancie si dhe certifikimi i kasave qe futen ne treg dhe qe iu shiten bizneseve.
Certifikimi nenkupton qe kasat te jene te pamanipulueshme te kene memorje elektronike dhe qe te transmetojne ne kohe reale ne trurin qendror te administrates tatimore - tha Bode.
Deklarata e ministrit vjen ne nje kohe kur mjaft biznese kundershtojne cmimin e larte te pajisjeve fiskale si dhe tarifat e larta vjetore te mirembajtjes se tyre te cilat sipas tyre shkojne deri ne 9 600 leke ne vit.
Sigurisht qe ne jemi te interesuar qe cmimet e kasave edhe pse jane pjese perberese e tregut por duke qene se jane pjese njekohesisht edhe e nje reforme fiskale te jene ne perputhje me logjiken e tregut.Une kam urdheruar administraten tatimore per te bere nje vezhgim te tregut te kasave pasi firmat qe importojne jane te njejtat qe zbatojne procesin dhe per te pare diferencat e cmimeve dhe justifikimin e tyre - shtoi Bode.
Pavaresisht liberalizimit te tregut te furnizimit te bizneseve me kasa fiskale deri me tani tre jane kompanite qe e ofrojne kete sherbim. Fillimisht ishin licencuar pese te tilla ndersa vetem tre prej tyre munden te permbushin kushtet e vendosura nga financat per transmetimin e te dhenave direkt ne arkiven qendrore te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.