E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokuan rrugen nis procedimi penal per kater tregtare

TIRAN - Menjehere pas perfundimit te protestes se zhvilluar diten e merkure ne tregun e madh Industrial nga pronare biznesesh te vogla shumica tregtare sherbimet e Komisariatit te Policise Nr. 4 Tirane kane filluan procedimin penal ne gjendje te lire ndaj kater prej tyre. Sipas policise tregtaret kane protestuar ne menyre te paligjshme duke bllokuar qarkullimin e automjeteve ne Unaze.

Tregtaret e tregut te Medresese pre dy ditesh protestojne kunder cmimit te larte te kasave fiskale si dhe gjobave te kripura te tatimoreve. Te vendosur ne te dyja anet e rruges tregtaret kane bllokuar per dy dite me radhe rrugen per minuta te tera. Diten e merkure rruga eshte bllokuar rreth gjysme ore ndersa gjate dites se djeshme per rreth nje ore e gjysme asnje automjet nuk mundi te kaloje ne unaze.


Per kete arsye ndaj tyre ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire per konsumim te veprave penale te Mosbindjes ndaj urdhrit te punonjesit te policise se rendit publik Organizimi dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme dhe Pengimi i qarkullimit te mjeteve te transportit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›