E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu i mbijetonvotebesimit negociataper qeverine e re

Te tjera rreth shkrimit Athine Opozita Zgjedhje te parakohshme ATHINE- Kryeministri grek Jorgos Papandreu mori votebesimin e parlamentit pas mesnates se te premtes duke shmangur keshtu zgjedhjet e parakoheshme qe do te kishin destabilizuar edhe me tej eurozonen.

Papandreu mori 153 vota nga 298 deputete te pranishem ndersa 145 deputete votuan kunder qeverise theksoi kryetari i parlamentit.

Rezultati nuk ishte i garantuar pasi disa deputete te partise Socialiste Pasok kercenuan se do te votonin kunder nderkohe qe maxhoranca e partise u reduktua gjate javes se kaluar.

PAPANDREU
Ne nje fjalim para votimit Papandreu beri thirrje per nje qeveri te re koalicioni per te miratuar paketen e shpetimit financiar qe eshte me rendesi jetike qe vendi te mos falimetoje si dhe per stabilitetin e eurozones. Ai tha ne parlament se do te vizitoje Presidentin e Greqise sot per te diskutuar formimin e nje qeverie me baze te gjere qe do te siguronte paketen financiare. Gjthashtu deklaroi se ishte i gatshem te lejonte nje person tjeter te udhehiqte qeverine provizore por thesoi se mbajta e zgjedhjeve te parakoheshme do te ishte shkaterrimtare.

VENIZELOS
Nga ana e tij Ministri i Financave Evangelos Venizelos tha se vendi ka nevoje te nguteshme per kestin prej 11 miliarde dollaresh te paketes se shpetimit prej 150 miliarde dollaresh. Udheheqesit evropiane dhe te Fondit Monetar Nderkombetar kane thene se Greqia nuk do te marre asnje qindarke nese heq dore nga marreveshja e shpetimit financiar.

PROTESTA
Votimi me parlament u mbajt nje dite pasi zoti Papandreu anulloi referenduminqe acaroi udheheqesit boterore qe perpiqeshin te hartonin nje plan per shpetimin e eurozones. Udheheqesi grek u kundershtua nga partia Demokracia e Re si dhe nga disa anetare te partise se tij socialiste Pasok. Nderkohe qe mijera protestues marshuan ne qender te Athnes gjate votimit te djeshem kunder masave shtrenguese ekonomike qe perfshihen ne paketen e shpetimit financiar te Greqise.
s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›