E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Kongresi me i bukurSot numerimi per Asamblene

Te tjera rreth shkrimit Ben Blushi Pas kaosit vjen qetesia PD Deklarata per shtyp mbi kongresin e PS Malaj Deshtuam ne procesin e integrimit Edi Rama fjalimi ne kongresin e PS SONDAZH - A JU DUKET SHPRESDHENES PROGRAMI I PS SONDAZH - A JU PELQEU ORGANIZIMII I KONGRESIT PS TIRANE- Partia Socialiste ka mbledhur dje Kongresin per te zgjedhur Asamblene Kombetare miratuar programin si dhe ndryshimet ne statut. 1500 delegate jane mbledhur ne sallen e Pallatit te Kongreseve per te diskutuar dhe miratuar programin e ri si dhe statusin e rinovuar. Kongresi u hap duke mbajtur 1 minute heshje per nder te viktimave te 21 janarit.
Te pranishem ne asamble ishin dhe Ambasadori i BE-se Erttore Sequi Ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu dhe Ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth.
Por ndryshe nga dy ambasadoret e tjerer ambasadori i SHBA-se nuk qendroi deri ne fund te fjalimit te kryetarit te Partise Socialiste.

PROCESI I VOTIMIT DREJT FUNDIT NUMERIMI NESER
Procesi i votimit per programin e ri ne kongresin PS eshte drejt perfundimit por me sa duket nuk mjafton vetem dita e sotme per te marre nje rezultat perfundimtar. Procesi i numerimit duhet te nise te dielen ne mengjes.

RAMA KY ISHTE KONGRESI ME I BUKUR I PS
Ne hapesiren e tij online ne rrjetin social Twitter Rama shkruan pak minuta me pare se Ky eshte Kongresi me i bukur qe kur jam ne Partine Socialiste. Dhe me e bukura eshte se ky eshte vetem fillimi Fjalimi me i bukur Spartak Ngjela. Fjalimi me njerezor Pandeli Majko. Fjalimi me i ndjere Erion Brace.

RAMA KEMI NJE PROGRAM AMBICIOZ
Edi Rama ka folur pas mbylljes se kongresit te PS per mediat mbi programin e ri te partise socialiste. Rama ka thene se nevojitet nje shtet ligjor dhe nje model i ri ekonomik. Programi i PS eshte nje program teper ambicioz tha Rama. Duhet nje program i ri politik per investimet e huaja. Rama u shpreh gjithashtu se taksa e thjeshte eshte vertetuar qe nuk sjelle rritje punesimi.

RAMA PS NUK KRAHASOHET PS ME KAZERMEN E BERISHES
Duke iu drejtuar mbeshtesve atyre qe e gjykojne por dhe e sulmojne Rama beri thirrje per bashkim per te lene menjane sherret dhe ndasite per te punuar per te hequr qeverine aktuale e cila po e con vendit drejt shkaterrimit e humneres.
Sot do flas hapur troc sa te mundem. Nisi fjalimin e tij Rama. Atyre qe me mbeshtesin u them se sot jam me shume se kurre i vendosur te bejme Shqiperine ashtu sic duhet permes PS-se. Do jem me ju per te nxitur dallge te re anetaresimesh ne PS. Per nje Shqiperi pa plehra pa analfabetizem. Do bashkebisedojme qytet me qytet me besimin se Shqiperia do te behet bashke me aleatet e Aleancen
Atyre qe me gjykojne i them une nuk jam i pagabueshem por mos beni fajin e madh te sherbimit per kundershtarin
Lufta me borxhin publik nuk ka vend per beteja meskine koherash normale Izolimi faktik nga Europa ne kushtet e stuhise financiare eshte e pafalshme. Politika duhet ti dale zote dhe te lere menjane sherret ngrindjet per hesape mirefilli politike dhe te zgjidhim ceshtjen e 1 milione te papunenve.- nenvizoi Rama.
PS - nenvizoi Rama- nuk vuan nga mungesa e lirise as nga mungesa e debatit brenda saj. Kjo eshte e vetmja parti shqiptare ku liria punon. Te besh krahasime mes PS-se dhe kazermes se Saliut eshte njesoj si te krahasosh trendafilin me kaktusin

RAMAPROGAMI I VETEDIJES
Rama e quajti programin si program i tre gjeneratave te PS eshte program i refletimeve te thella i vetedijes politike per stuhine qe I afrohet ketij vendi per shkak te keqqeverisjes. Ai beri apel per pershpejtimin e procesit te integrimit pasi bdquostuhia qe po na ofron nuk mund te na gjeje jashte BE. Rama njoftoi qe te henen PS do nise propozimet per kete proces integrimi.
Per te perndjekurit premtoi sherbimet publike falas njesoj si veteranet e luftes. Per camet premtoi trajtimin me seriozitet sic trajtuan problemen e kufijve.bdquoJemi per marreveshje te shpejte per kufijte detar por vetem mbi themelin e reciprocitetit absolut. Perseriti qendrimin e PS per heqjen e takses se sheshte heqjen e takes se qumeshtit bukes dhe ilaceve.

RAMA EMIGRANTEumlT DO VOTOJNE
Per emigrantet Rama tha se programi i kushton nje vemendje te vecante si asnje program tjeter partiak. Programi PS parashikon te drejten e votes kudo qe ai jeton. Ne do bejme cmos qe tia garantojme kete te drejte kushtetuese.

DO HEQIM TAKSEN E SHESHTE
Taksa e sheshte eshte nje grabitje e shumices se derrmuese- tha Rama dhe premtoi heqjen e saj Kush merr me pak do paguaje me pak kush merr me shume do paguaje me shume.
Ai akuzoi kryeministrin se ka ulur taksat per njerezit e oborrit te tij ndersa ka rritur taksat per njerezit e thjeshte. Qeveria po shtrydh te varferit e fryn te pasurit - tha Rama bdquoNje deputet qe merr 1.4 milione leke paguan 140 mije leke taksa. Kryeministri nga 220 mije leke takse e ka cuar ne 200 mije edhe spikerja kuptohet se me ate i ka bere uljet e taksave. Po Saliu i ka ulur taksat per veten spikeren dhe ortaket e tij ne biznes

bdquoKoha e Saliut ka mbaruar.. duhet te ike sa me pare ndash tha Rama dhe shprehu besimin se ne 20013 PS do te fitoje zgjedhjet. Hera e trete e verteta. Saliu nuk na i vjedh dot me votat

Duke pershendetur trojken e ambasadoreve Rama tha se Europa per ne socialistet nuk eshte nje pike ku duam te mberrijme por nje menyre e re e te qenit ne Shqiperi. Dhe per kete flet programi i ri
PROGRAMI
Eksperet te larte te Partise Socialiste bashkehartues te programit Mimi Kodheli Sajmir Tahiri Ditmir Bushati Valentina Leskaj prezantuan secilin prej 4 shtyllave te programit te PS-se te cilin Edi Rama e publikoi dy dite me pare ne faqen e tij zyrtare online Rimekembja e ekonomise Riperteritja e Shoqerise Rivendosja e demokracise dhe Ribashkimi me Europen.

VAZHDON KONGRESI
Punimet ne Kongres vazhduan me pershendetjen e drejtuesve te partive aleate si Petro Koci kreu i PSV91 Skender Gjinushi i PSD Spartak Ngjela e Nard Ndoka e kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule dhe te ftuarve te tjere. Dhe nepermjet nje ekrani te madh u percoll pershendetja e Internacionales Socialiste te Partive Socialiste Evropiane ku PS ben pjese si edhe nje mesazh nga grupi socialist ne Parlamentin Evropian.
Pas fjalimit dhe mesazheve pershendetese mbledhja nis punimet me dyer te mbyllura. Per me shume se dy ore eshte parashikuar qe te diskutohet nga te pranishmit mbi programin e ri politik dhe ndryshimet ne statut. Pritet qe te kete diskutime dhe nga deputetet qe njihen si pjese e grupimit te Levizjes per Mendimin Ndryshe ne PS.

KONGRESI
Sekretari organizativ Blendi Klosi i cili hapi punimet e Kongresit tha se nen drejtimin e Edi Rames po projektojme rilindjen e re te Shqiperise. Duke bere nje krahasim me Partine Demokratike e cila bdquo ofron nje demokraci te refuzuar nga Evropa nje Shqiperi me plehra jane mazhorance e dhunes - ne tha Klosi besojme tek administrata publike respektojme kushtetuten e shtetin

ASAMBLEJA
Pritet te sjelle debate lista e re e Asamblese se partise Socialiste e cila pritet te diskutohet sot.Ne Kongres do te votohen gati 140 anetare te Asamblesese. Rreth 110 prej tyre futen automatikisht ne forumendersa per pjesen tjeter Rama ka afruar njerez nga shoqeria civile por edhe ata qe kane bashkepunuarme te gjate gjithe ketyre viteve. Deri dje ne mbremje Edi Rama dhe Blendi Klosi kane qene se bashku nezyre per ti dhene doren perfundimtare listes qe pritet te miratohet nga delegatet e kongresit. Shqiptarja.com shkruan se nder emrat e rinj qe do hyne ne asamble jane ish kryeprokurori Theodhori Sollaku si dhe do rikthehet ish ministri i Financave Anastas Angjeli.
s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›