E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria pr/buxheti 2012te ardhurat me pak se 2011

Te tjera rreth shkrimit PDF - Faqja e pare e gazetes SHQIPTARJA.com Kryeministri Berisha prezantoi projektbuxhetin per vitin 2012 si Ky eshte buxheti me i madh ne historine e vendit. Buxheti i vitit 2012 eshte hartuar nga ministria e Financave bazuar ne objektivat e garantimit te stabilitetit makroekonomik. Sic jemi zotuar nuk ka dhe nuk mund te kete rritje te borxhit por vetem ulje te tij nuk ka rritje te defi citit buxhetor por vetem ulje te tij. Kemi vendosur te perqendrohemi ne objektin me madhor - rritjen e pagave dhe pensioneve. Vitin e ardhshem do te jemi nje nder vendet me te pakta qe rrisin rrogat pensionet dhe ndihmen ekonomike- theksoi Berisha.

Pra sic duket qarte Shqiperia nuk po perjeton rritje ekonomike por perkundrazi shifrat e ecurise se saj jane negative. Gazetari i gazetes Shqiptarja.com Genc Kondi zbuloi se kryeministri e paraqiti buxhetin e vitit 2012 si me te madhin ne historine e vendit por miratoi te ardhura 2 me te ulta se sivjet.

Ne Numrin e sotem gazeta Shqiptarja.com shkruan se sipas parashikimeve te pr/buxhetit te miratuar dje nga Keshilli i Ministrave deficiti mendohet te mbahet ne nivelet qe rekomandon FMN-ja por skapet dot me objektivi i Programit Qeveritar prej 50 te PBB. Nderkohe qe dhe te ardhurat jane dy per qind me te uleta se ne buxhetin fillestar te 2011-es.

Kryeministri Berisha la qellimisht ne harrese faktin qe per kete vit ishte parashikuar nje shifer edhe me e madhe te ardhurash se ajo qe po I serviret aktualisht Kuvendit. Sipas tij ky eshte buxheti me i madh ne histori i cili duhet te garantoje stabilitetin makroekonomik te vendit. Ky eshte buxheti me i madh nehistorine e vendit.

BUXHETI

Ne buxhetin e vitit 2011 te miratuar nje vit me pare ne Kuvendin e Shqiperise shifra e te ardhurave buxhetore ishte caktuar 362 miliarde leke te reja. Kjo shifer eshte dy per qind me e ulet se ajo prej 353.8 miliardesh qe po miratohet tani megjithese qeveriane mes te ketij viti ka bere nje korrigjimduke rishikuar ne nivelin e 343.9miliarde lekeve kete parameter fiskal pra gjithnje duke e ulur parashikimin e saj fillestar ne cdo hap.

Detajet dhe nje analize te plote te shifrave pr/buxhetit mund ti lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com.
s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›