Papandreu merr mandatin qeverisës nga presidenti Papulias
Vendimi i kreut të shtetit grek erdhi menjeherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve legjislative që nxorën fitues të majtët e PASOK-ut.
Me herët kreu i Parlamentit grek i pati dorëzuar presidentit rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ndërsa Kostas Karamanlis paraqiti dorëheqjen e kabinetit të tij para kreut të shtetit.
“Siç parashikon Kushtetuta i dorëzova presidentit rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, që ishin të rregullta dhe të drejta. I urojmë Papandreut suksese për detyren e re”, tha kryetari i Parlamentit.
Pas marrjes së mandatit Papandreu deklaroi se do të krijojë një qeveri me pak ministra, me figura të reja dhe të specializuar për të kryer detyrën.