Thellim i marrëdhënieve me Rusinë
Gjatë këtij takimi, Meta theksoi gatishmërinë e elaborimit të tё gjitha mundёsive pёr intensifikimin dhe konkretizimin e bashkёpunimit dypalёsh dhe atij rajonal në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Ambasadori Roussinov rikonfirmoi mbёshtetjen e fuqishme tё Bullgarisё për Shqipërinë gjatë proçesit të Integrimit Evropian, duke ofruar bashkёpunim dhe shkёmbim eksperience nё çёshtje tё veçanta tё kёtij procesi, pёr tё cilat pala shqiptare do tё shprehё interes.
Sё bashku me urimet e Ministres sё Jashtme tё Bullgarisё, Ambasadori Roussinov i pёrcolli Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtëm z.Meta ftesёn pёr tё vizituar Bullgarinё së shpejti. Gjithashtu, Meta ka pritur në një takim ambasadorin rus në Tiranë Alexander Prischepov, i cili shprehu angazhimin e palës ruse për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, veçanërisht në fushat e ekonomisë, arsimit dhe turizmit.
Z.Meta shprehu vullnetin e Qeverisë shqiptare për të thelluar bashkëpunimin mes Rusisë dhe Shqipërisë dhe theksoi se ndonëse për çështje të caktuara sikurse eshte rasti i Kosoves, dy vendet kanë qëndrime të ndryshme, kjo nuk duhet të jetë pengesë për forcimin e marrëdhënieve në nivel bilateral dhe në fusha me interes reciprok.