Meta letër Papandreut: Forcim marrëdhëniesh midi dy vende
“Ju uroj për fitoren e jashtëzakonshme të PASOK-ut në zgjedhjet e djeshme. Ishte suksesi i besimit të madh që ju dha populli i Greqisë. Kjo është një mundësi e madhe për ju dhe partinë që ju drejtoni të realizoni reformat e nevojshme për ta bërë Greqinë dhe popullin e saj gjithnjë e me të begate. Unë mirëpres një bashkëpunim të vazhdueshëm e më të fortë midis partive tona për të arritur objektivat tona të përbashketa politike”, shkruan Meta.
Më tej, kreu i LSI-së, shkruan se: “Jam i bindur se Shqipëria dhe Greqia, nën drejtimin tuaj, do të forcojnë më tej marrëdhëniet e shkëelqyera të partneritetit në përballimin e sfidave të integrimit evropian, dhe atyre të paqes dhe zhvillimit të rajonit dhe më gjerë”.