Papandreu në Tiranë për mitingun e PS-së. 'Dhuna, shembull i keq'
TIRANË- Presidenti i Internacionales Socialiste, Georgios Papandreu mbërri sot në Tiranë për të marrë pjesë në mitingun e PS sonte në orën 20:00. Ai takoi liderin e PS-së, Edi Rama, dhe u shpreh se "ka ardhur koha që në Shqipëri të ndërtohet një shoqëri e drejte mbi parimet e punes dhe ndershmerise". Ai eshte prononcuar edhe per incidentin sot ne Bulevard duke u shprehur se "nuk eshte shembull i mirë skena qe kam pare në TV. Këto janë praktika të vjetruara".
Nga ana e tij Rama theksoi se PS ka një bashkepunim shumë të mirë me Internacionalen Socialiste, e cila ka dhënë ndihmesën e saj për hartimin e programit qeverises.
Ndërkohë Papandreu ka premtuar se nese vjen ne pushtet do të sigurohet mbështetje ligjore në arsim e punë për emigrantet, ndersa femijeve shqiptare qe lindin ne Greqi do t'iu jepet nënshtetësia greke. Papandreu është President i Internacioaes Socialiste ndërsa ka drejtuar Partinë e PASOK në Greqi.