I përplas makina, rëndë dy këmbësorët
TIRANË - Dy këmbësorë mbetën të plagosur mbrëmë vonë, në bulevardin "Bajram Curri", kur së paku dy mjete u përfshinë në aksident, ndërsa një i tretë dyshohet se gjithashtu është përfshirë, duke shkaktuar edhe dy të plagosur. Këta të fundit janë dërguar nga policia në Spitalin Ushtarak, gjendja e të cilëve, sipas burimeve të policisë, ishte tepër e rëndë. Paraprakisht, po sipas këtyre burimeve, dyshohet se aksidenti me dy të plagosur rëndë ndodhi për shkak të drejtimit të udhëtimit të mjeteve, të cilat lëviznin në sensin e kundërt në rresht, të gjitha për shkak të bllokimit të bulevardit nga policia, në kohën që zhvilloheshin mitingjet përmbyllëse të fushatës së dy partive të mëdha. Kjo ka bërë që shumë prej drejtuesve të mjeteve të ecnin nga rruga "4 Shkurti", nga dalja e bllokut në drejtim poshtë, në bulevardin "Bajram Curri". Mjetet kanë ndjekur njëra-tjetrën, çka ka shkaktuar aksidentin. Në vendin e ngjarjes, pranë kthesës së rrugës "Vaso Pasha", në trotuar, thuajse duke u futur në një nga dyqanet e rrugës, ndodhej një automjet i markës "Fiat Brava", me targa BJ 307 JB. Ky mjet, sipas burimeve të policisë, ishte përplasur me një mjet tjetër të markës "BMË", me targa TR 5943 N. Ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesit e mjeteve, ndërsa ka bllokuar dy automjetet, pasi ka kryer edhe këqyrjen e vendit të aksidentit. Policia ende nuk ka përcaktuar shkakun e aksidentit, ndërsa ekspertët dyshonin se aksidenti ka ndodhur për shkak të parakalimit të një prej mjeteve, të cilët udhëtonin në drejtim të kundërt