E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, PPE mbështet Berishën në zgjedhje

TIRANË- Presidenti i Partive Popullore Evropiane i ka dhënë sot mbështetje të plotë kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, presidenti Wilfried Martens, ka theksuar se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit.

"Kam ardhur këtu për të mbështetur Berishën, në këtë fushatë zgjedhore, sepse ajo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit, për të pasur një kryeministër dinamik dhe një qeveri dinamike dhe për të përgatitur të ardhmen evropiane të Shqipërisë, si një pol të stabilitetit në të gjithë rajonin. Edhe njëherë unë jam i bindur se Shqipëria duhet të bëhet anëtare e BE-së"- ka thënë ai, duke i atribuuar Berishës dhe qeverisë së tij arritjet e vendit.

Ndërkohë Berisha e ka njohur atë me programin e PD-së për katër vitet e ardhshme dhe synimin për tu ofruar qytetarëve standarde, kritere, praktikat e qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së dhe anëtarësim në bashkimin Evropian.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›