Papandreu, socialisti më i dështuar i Europës, kumbari i Ramës
Ditën kur Jorgos Papandreu është thirrur në Prokurorinë e Greqisë lidhur me fshehjen e 550 milionë eurove pasuri, ai ka gjetur kohë të shpallet si kumbari i fushatës elektorale të Edi Ramës. Socialisti më i dështuar i Europës, i cili është përzënë nga vendi i tij dhe ka shkaktuar trazira kur ka folur për falimentimin e të majtave në Universitetin e Harvardit, është zgjedhur prej Edi Ramës si mentori i një fushate që do eksportojë në Shqipëri krizën ideologjike dhe ekonomike të Jorgos
Nganjëherë realiteti e tejkalon fantazinë. Ditën e djeshme sh-kryeministri grek Jorgos Papandreu brenda një ore ka qenë protagonist i dy ngjarjeve me efekte të mëdha mediatike.
Së pari Jorgos Papandreu ka shkruar një letër me zemër në dorë për bashkimin e së majtës shqiptare duke iu përgjigjur kësisoj interesit të kreu të PS.
Së dyti ish-kryeministri grek Papandreu është thirrur në Prokurorinë e Përgjithshme të Athinës për të dëshmuar rreth akuzës së fshehjes së 550 milion eurove nga nëna e tij, Margaret Papandreu. Emri i nënës së ish-kryeministrit grek Papandreu, u shfaq publikisht në listën e kreut të FMN-së, Christine Lagarde, si depozituese e një shume të fshehur 550 milionë euro në një bankë të Zvicrës. Skandali financiar i cili përfshin drejtuesit e lartë të PASOK-ut rikthehet pas tentativës së ish-ministrit të Financave greke, Jorgos Papankonstantino, për ta fshehur këtë listë.
Megjithatë apeli i Papandreut për bashkimin e së majtës shqiptare përpara zgjedhjeve të 23 qershorit është produkt i stimuluar prej Edi Ramës, i cili është në hall të madh.
Kjo thirrje majtiste të gjithë “proletarë të majtë bashkohuni” vjen prej një socialisti të dështuar në vendin e tij. Ai falimentoi zyrtarisht Greqinë me politikën e tij të paaftë, duke e kthyer eksperiencën e tij qeverisëse në një shembull për t’u mos ndjekur. Partia Socialiste Greke PASOK e drejtuar prej firoi elektoratin derisa në zgjedhjet e fundit përfundoi parti e katërt, pas Syrizas dhe Agimit të Artë. Papandreu duhet të jetë i fundit që duhet të japë mend për të majtën europiane dhe shqiptare.
Në Europë nuk ka dëgjues për apelet e tij, ndërsa në cektësinë e Partisë Socialiste Papandreu është një far ndriçues për të ardhur në pushtet. Sipas mendimit të Papandreut dhe zëvendësit në Internacionalen socialiste Stanishev bashkimi i së majtës i jep Shqipërisë statusin e vendit Kandidat. Internacionalistët bëjnë të paditurit në faktin që është Edi Rama që bllokon tre ligjet e integrimit europian dhe apelet e LSI-së dhe gjithë mazhorancës ka qenë të sinqertë për t’i votuar ligjet e kërkuar nga Bashkimi Europian.
Sido që të jetë, Papandreu nuk mos qenë shqiptar ia fal Edi Ramës këtë bllokim të integrimit europian. Ai prej vitit 2006-të, ka qenë kumbarë i Edi Ramës dhe si kryetar i Internacionales Socialiste ka “nxënësin” e tij të kooptohej si zëvendës i 36-të i tij, me idenë naive të një mbështetjeje që atij për t’u bërë kryeministër i vendit.
Edi Rama ka marrë shumë leksione nga Jorgos Papandreu, por ka frikë nga fati i tij politik. Padyshim modeli i marrjes së pushtetit nga ana e Papandreut në Greqi i dukej Ramës një gjetje për t’u imituar edhe në Shqipëri. Sigurisht ajo që tremb Edi Ramën është modeli i qeverisjes Papandreu, pasi skemat e rritjes së taksave dhe heqjes së taksave për një kategori janë të sprovuara si të dështuara.
Sidoqoftë një gjë është e vërtetë: E majta europiane nuk ka ç’të ofrojë. Së fundmi në Itali dhe Francë. Pierluixhi Bersani, kreu i të majtëve italianë nuk arriti të formojë një qeveri dhe gjasat janë të shkojnë Brenda vitit në zgjedhje të tjera. Ndërsa në Francë vetëm pak muaj pas zgjedhjeve presidenciale, pjesa dërrmuese e francezëve janë të zhgënjyer me presidentin Hollande. Aq më tepër e majta shqiptare.
L. Lita