Meta ne zyren e Berishes per 3 dekretet e Presidentit
Dekretet e Presidentit Nishani për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë kanë qenë në qendër të takimit që Ilir Meta zhvilloi sot në Kryeministri me shefin e Qeverisë, Sali Berisha.
Takimi mes dy aleatëve zgjati rreth 1 orë dhe më pas Meta nuk u drejtua për në Parlament por shkoi në hotel Rogner.
Gjatë seancës së kaluar plenare 3 dekretet e Presidentit nuk u futën në rendin e ditës për votim. Në media u përfol se shkak ishin rezervat e shfaqura nga LSI, që mund të kushtonin rrëzimin e tyre në votim.
Nuk dihet nëse Meta dhe Berisha kanë arritur të gjejnë një marrëveshje. Ndërkohë, në nisje të seancës së sotme plenare, kryeparlamentarja Topalli kur lexoi rendin e ditës, nuk përmendi 3 dekretet e presidentit.