E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria Digjitale, ja pse duhet votuar alternativa e PD-së

02-04-2013 / Nga Genc Pollo

Teknologji e Re për disa prej nesh do te thote teknologjia e informacionit e komunikimit ose ICT, per disa te tjere ky term nenkupton nje aplikacion te ri ne kompjuter a celular; ndersa, per te tjere akoma, teknologji e re do te thotë hi-tech global. Për Partine Demokratike kjo shprehje do te thote profesione te reja, me shume vende pune me paga me te larta.
Prandaj Partia Demokratike ka vepruar qe shqiptaret te kene aftesite, mundesite dhe infrastrukturen e duhur per te konkurruar ne  profesionet e tregut te ekonomise digjitale. Sepse keto nuk jane thjesht vende pune por jane mbi te gjitha karrierat profesionale te se ardhmes.
Nga telefonat e zakonshem fiks, ne ato mobile, ne smartfonet si IPhone, Galaxy apo Lumia, tek interneti broadband, tek rrjetet sociale si facebook, tek transaksionet elektronike, teknologjia po ndryshon perhere e me shume menyren se si punojme dhe sidomos se si jetojme. Zhvillimi teknologjik ecen me shpjetesine e imagjinates tone, dhe Partia Demokratike po ben qe shqiptaret te mund te konkurrojne ne tregun digjital.
Aftesite e njohurite per ICT tashme merren qe heret ne klase, me mbi 27 000 kompjutera te lidhur me internet broadband qe kemi vendosur ne 2000 shkolla,  ne dispozicion te cdo nxenesi. Dhe ne shkollat tona jo vetem qe nga arsimtare te trajnuar  mesohet tekonologjia por edhe perdoret ajo gjeresisht ne mesimdhenien e lendeve te ndryshme, nga historia tek biologjia. Numri i diplomanteve  nga fakultetet e informatikes  eshte tetefishuar; nga 827 vete ne 2005 ne 6542 kete vit.
Taksa e sheshte dhe politikat pro biznesit po thithin investime te huaja ne kompanite e ICT, duke u mundesuar  te gjithe sipermarresve te zhvillojne bizneset e tyre, duke krijuar keshtu vende pune te reja, me paga me te larta dhe duke e bere Shqiperine edhe me konkurruese ne tregun rajonal.
Infrastruktura qe kemi ndertuar, fizike apo edhe digjitale, ben qe te lulezojne  kompanite e reja, start up, ne fushen ICT. Sot, me shume se 13 mijë shqiptare jane te punesuar ne kete fushe dhe mbi 8000 prej tyre jane eksperte: inxhiniere, informaticienë e programiste. Dhe keta eksperte mundesojne perdorimin e ICT ne sektorin publik e ne ate privat:  bankar, telefonik, mediatik, turistik, shëndetësor e me tej. 
Shqiperia po ngjitet me shpejtësi ne renditjen e  Forumit Ekonomik Boteror per shkallen e rritjes ne gatishmërinë teknologjike, duke parakaluar  33 vende ne 3 vitet e fundit dhe duke u renditur keshtu e 62-ta nder 192 vende.
Reformat dhe investimet e mundësuara nga Partia Demokratike synojne diçka te shtrenjte per te gjithe ne: te bejne te mundur qe shqiptaret te perfitojne ne çast nga zhvillimet teknologjike me te fundit, duke ulur perhere e me shume çmimet, duke rritur perhere e me shume sherbimet.
Kemi hequr pengesat për tregun si kufizimet per leje e licensa duke rritur keshtu konkurrencen e lire, dhe rezultatet jane te dukshme: çmimet po ulen dhe shtrirja e internetit broadband  po zgjerohet; çmimet per telefonine celulare kane rene pikiate,  me 75 %  qe nga  2009, dhe ne kemi nje norme  penetrimi  te celularit  prej 187 %, me e larte se kudo ne Ballkan. 
E njejta gje po ndodh edhe per internetin. Çmimet po ulen, dhe numri i shqiptareve qe e perdorin eshte 12 fishuar qe nga viti 2005, duke kaluar nga 4.8 % ne 62 %.
Dhe interneti ne celulare eshte i shpejte fale licencave 3G por neser, do te jete ultra  i shpejte  fale licencave  4G, te  disponueshme  se afermi.
Administrata shteterore permes sherbimeve elektronike  po behet  perhere e me efikase dhe eficente ; abuzimi e korrupsioni perhere e me te pamundur. Prokurimet, deri te blerjet e vogla behen on line ; telemedicina ben qe nje pacient nga nje fshat i larget pa levizur nga shtepia te trajtohet nga mjeke te njohur te Tiranes;  biznesmenet te mund verifikojne  cdo cast ne celular  detyrimet tatimore; aplikantet gjurmojne on line procesimin e kerkeses se tyre ne nje agjenci shteterore;  maturantet regjistrohen  on line ne provimet e Matures Shteterore e me tej ne universitete. Po keshtu regjistrohen automjetet, leja e drejtimit te shoferit, prona ne hipoteke permes noterit. Ne kompjuter por edhe ne celular ne pellemben e dores kudo ku jemi.  Kemi perfunduar datacenterin qeveritar e portalin unik dhe sherbimet e-government jane tashme në cloud, rasti i pare ne Europen Qendrore e Lindore. Ne studimet e fundit  nderkombetare qeveria jone renditej e para ne rritjen e investimeve te bera per teknologjine e informacionit me 34.1% te vleres totale te investimeve; dhe kjo perqindje eshte konstante e ne ngjitje. 
Eshte bere vertet shume;  madje,  e matur me nje kut tjeter, eshte bere aq sa  edhe Edi Rama per kete sektor  nuk po guxon as te shaje e as te shpife sic ben rendom.
E  gjithe kjo me pak fjale do te thote me shume aktivitet e xhiro per biznesin dhe sektorin e ICT, do te thote me shume vende pune per njerezit.
Por detyra jone  nuk mbaron me kaq. Ne duhet te vazhdojme dhe  do te vazhdojme t’i ofrojme qytetarit e biznesit  me shume sherbime, me cilesi me te larte e me cmime me te ulëta.
Mbetet ende plot për të bërë, por kryeministri Berisha është me se i perkushtuar ndaj revolucionit digjital, është i vendosur te mundësoje vende pune te reja, per Shqiperine digjitale, per Shqiperine e se ardhmes. Përpara!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›