Papandreu vendos në krye të financave ministrin e Mbrojtjes

Papandreu dhe Papakonstantinu
Kryeministrit grek i ka ardhur uji deri në qafë. Shumë njerëz presin fundin e tij politik. Nëse nuk do mbërrijë paketa miliardëshe, atëherë grekët shkojnë në faliment.
Por Papandreu ka vendosur të luftojë. Masa e parë që ka marrë- ka hequr ministrin e Financave, Giorgos Papakonstantinu, personi që ka hartuar planin e masave për kursim, një njeri mjaft i vlerësuar në Perëndim. Në vend të tij do jetë ministri aktual i Mbrojtjes, Evangelos Venizelos.
Por a është Papakonstantinu një viktimë?
Perëndimi e vlerësonte atë mjaft në Europë, pa programin e tij Greqia do ishte që tani e falimentuar. Por rreziku i përçarjes brenda PASOK bëri që Papandreu të ndërmarrë këtë hap.
Presidenti Karolos Papulias, duke komentuar këtë situatë ka thënë se kriza politike mund të kthehet në një krizë të demokracisë. Shpresojmë që jo.