Tadiç këmbëngul: Shqipëria e Madhe është një realitet politik
Agjencia Tanjug citon sërish presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, që thotë se beson se plani për krijimin e një Shqipërie të Madhe është një realitet politik, duke shtuar se Serbia duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar kur vjen puna tek zgjidhja e çështjes së Kosovës. Tadiç ka thënë se Serbia nuk ka ndonjë interes për të ngrirë situatën, por për ta zgjidhur atë. Ai tha se është kundër shteteve të mëdha kombëtare në Ballkan, por ky është realiteti.