E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu–biznesmenëve gjermanë: Ndihmojeni Greqinë

E pranishme në të njëjtën konferencë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi se vendi i saj do të bënte “çfarë është e mundur” për të ndihmuar rimëkëmbjen e Greqisë dhe rivendosjen e besimit në tregje.

Duke folur në Berlin të martën, para bisedimeve me kancelaren gjermane, Papandreu pranoi se Greqia ka bërë gabime në të shkuarën porse do t’i paguajë të gjitha kreditë e marra.

Kryeministri grek siguroi investitorët se paratë e tyre do të përdorën për të çuar para vendin, teksa përmendi ligjet dhe reformat që vendi i tij ka ndërmarrë dhe se pse Greqia meriton të ndihmohet.

“Nëse njerëzit kanë vetëm ndjenjën e ndëshkimit dhe përbuzjes, kjo krizë nuk do të kthehet në një mundësi, ajo do të kthehet në një kauzë ë humbur. Por, ne jemi të vendosur ta kthejmë këtë krizë në sukses”, tha ai./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-27 15:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›