Keshilli i Sigurimit keshillohet per kerkesen e palestinezeve

Brenda tre muajsh do te perpilohen propozime te gjera mbi vijen e ardhshme te kufirit dhe sigurine. Pas nje gjysme viti keshtu vazhdon plani i Kuartetit per Lindjen e Aferme duhet te kete perparime te cilat do te sanksionohen ne nje konference nderkombetare ne kryeqytetin rus Moske. Marreveshja e synuar e paqes midis izraeliteve dhe palestinezeve do te jete gati ne fund te 2012-es.
Westerwelle i ben thirrje Evropes per unitet160
Ne kauder te Asamblese se Pergjishme te tanishme ne OKB ne Nju-Jork ministri i jashtem gjerman Guido Westerwelle duke pasur parasysh perpjekjet e palestinezeve per nje shtet te tyre i beri thirrje Bashkimit Evropian per nje vije te njesuar. Duhet te flasin evropianet me nje ze i tha Westerwelle kanalit te pare televiziv gjerman ARD. Ai reagoi keshtu ndaj ngutjes se presidentit francez Nicolas Sarkozy i cili e pati paraqitur para kohe ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se planin kohor te negociatave te Kuartetit te Lindjes se Aferme. Kjo shkaktoi pakenaqesi te vendet partnere.
Kthim ne tryezen e bisedimeve
Ne nje fjalim para Asamblese se Pergjithshme te henen 26.09.2011 Westerwelle iu beri thirrje Izraelit dhe palestinezeve qe te kthehen ne tryezen e bisedimeve. Gjermania e mbeshtet nje shtet palestinez dhe nje jete te palestinezeve ne dinjitet dhe vetevendosje tha ministri ne Nju-Jork. Dhe ky shtet nuk do te ezistoje dikur ne nje te ardhme te lartget te papercaktuar. Mirepo ne Gjermani siguria e Izraelit eshte interes kombetar tha ministri. Hendeqet mund te kapercehen ne qofte se te gjithe duan vertet.
Ne te njejten kohe politikani i Partise Liberale theksoi para instances se OKB-se mbeshtetjen me force nga Gjermania te planit kohor te Kuartetit te Lindjes se Aferme. Deklarata vendos guret kilometrike te nevojshem ne rrugen drejt paqes midis Izraelit dhe palestinezeve. Westerwelle iu beri gjithashtu thirrje te dyja paleve qe te hyjne menjehere ne bisedime te drejtperdrejta dhe te paraqesin brenda tre muajve propozime te gjera.
Berlini per status kalimtar te palestinezeve
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sekretari i shtetit prane Ministrise gjermane te Puneve te Jashtme Werner HoyerQeveria gjermane propozoi qe palestinezeve tiu jepet nje status me i avancuar vezhguesi ne Kombet e Bashkuara. Sekretari i shtetit prane ministrise se jashtme Werner Hoyer shpjegoi se modeli me status vezhguesi te nje vendi joanetar ishte sprovuar per shembull gjate kohes se ndarjes se Gjermanise kur Republika Federale dhe RDGJ-ja paten pasur fillimisht kete status.
Autor160Susanne Eickenfonder /160Elert Ajazaj
Redaktoi160Esat Ahmeti