Wollfarth mbështet ndryshimin e rregullores

Për të, kthimi i opozitës në Parlament është hapi, por pa bashkëpunim nuk do të kishte asnjë vlerë.
“Është vetëm fillimi, pasi duhet të zhvillohen diskutime konstruktive dhe të ekzistojë dëshira për t'u përfshirë në një dialog, për ta çuar vendin përpara e për të krijuar atmosferën e nevojshme për hapa konsensualë”, thotë ai. Wollfarth thotë rregullorja ka një rëndësi kyçe dhe ajo duhet të sigurojë kushte të barabarta për të dyja palët.
“Një parlament duhet të funksionojnë në mënyrë profesionale dhe sigurisht që Rregullorja është e një rëndësie kyçe në këtë aspekt. Siç thashë edhe më herët, është çështje vullneti dhe pasja e një rregulloreje që siguron kushte të barabarta për qeverinë nga njëra anë dhe për opozitën nga ana tjetër përbën një ndër parakushtet për të pasur mundësinë për të punuar siç duhet në parlament. Në shumë vende, për të mos thënë në të gjitha vendet, në të gjitha parlamentet apo Kuvendet, në Bundestagun gjerman, apo në Parlamentin Evropian, rregulloret zakonisht janë konsensuale. Në Shqipëri, mendoj se ka ardhur koha për t'iu rikthyer një rregulloreje konsensuale, por sigurisht që duhet sqaruar nëse është më mirë të fillohet nga Rregullorja e vjetër e 2005-ës, apo nëse duhen shtuar elemente të tjera. Sidoqoftë, Rregullorja është sigurisht thelbësore”, ka deklaruar Wollfarth për Top-Channel.
Pyetjes së bërë, nëse ai i mbështet propozimet e opozitës, Wollfarth tha “me siguri nuk është e gabuar. Siç thashë, duhet të jetë konsensuale. Është një propozim i rëndësishëm, ka funksionuar në të kaluarën dhe ia vlen të provohet, qoftë duke filluar nga rregullorja e 2005-ës, nëse palët do të binin dakord, nëse është konsensuale, ky do të përbënte një fillim të mirë, por u takon sigurisht partnerëve, dhe qëllimisht them 'partnerëve', të të dyja krahëve”. /Start/
2011-09-27 15:11