E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paparacet plagosin parukierin e Jessica Simpson

Paparacet plagosin parukierin e kengetares dhe aktores Jessica Simpson.

Ndersa Jessica me mikun e saj te ngushte po dilnin nga nje restorant diku jashte Los Anxhelosit, kamerat jane versulur me shpresen per te filmuar 29 vjecaren.

Paves levizi te mbronte Simpson, kur nje paparac e goditi ate me kamera. Nje person tha per revisten “People” se ne fakt demtimi i parukierit ishte vecse nje aksident.

“Te gjithe shtynin njeri-tjetrin per te patur nje foto te Jessica-s”, tha nje burim per revisten.

Me pas Paves u fotografua me fytyren e gjakosur ndersa largohej me kengetaren per ne spital.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›