Leona Lewis: Obama do te ndreqe Britanine

Ylli britanik i pop-it, Leona Lewis beson se Barack Obama ka Faktorin X per te ndrequr Britanine, nese fiton zgjedhjet e neserme presidenciale.
23-vjecarja e rritur ne nje zone te dhunshme ne lindje te Londres, shpreson se demokrati Obama do te ndihmoje te rinjte nga minoritetet te dalin nga rruga, nese do te kete ne duar celesat e Shtepise se Bardhe.
“Nuk e di c’po ndodh me te rinjte tani ne Londer. Por besoj se Obama mund te frymezoje minoritetet te bejne dicka produktive per jeten e tyre. Kush zgjidhet president i SHBA-se, ka rendesi per kedo ne bote edhe per Britanine”, tha Lewis.
Sipas saj, Obama eshte i mrekullueshem, do te coje Ameriken dhe boten perpara dhe vendi ka nevoje per kete ndryshim.
“Eshte e rendesishme per minoritetet etnike te kene nje president me race te perzier”, tha kengetarja.