Paparazzi dhe hajni

Kultivimi i metodave të mira nuk do të zbulohet në këtë film urban, që vjen me regji të William Monahan.
Ky është triler rrëqethës i një filmi, që kryesisht ka mungesë të një atmosfere të nxehtë. Montazhi i Chris Menges dhe qyteti i bërë tregon luftën për grimin e femrave, por edhe për kriminelët që futen në botën e aktrimit.
“London Boulevard” sjell një hibrid të veçantë që e kemi parë edhe tek filmi i Billy Wilderit, “Sunset Boulevard” dhe filmi i Donald Cammell dhe Nicolas Roeg, “Performance”.
Duke sjellë përvoja të viteve të ’60 dhe tregime me një ballafaqim të rokut klasik, filmi paraqet edhe trashëgiminë e pasur të grupit të njohur britanik Kasabian.
Në të kemi edhe ato fotografi të paparacëve që na sjellin nëpër tabloide të famshmit në një formë tjerët.
Ky është debutimi regjisorial i Monahan, “London Boulevard”, ku vlen të përmendet edhe puna e tij si skenarist që me filmin “The Departed” fitoi çmimin Oskar për skenarin më të mirë. Në film kemi një narracion po ashtu të suksesshëm dhe konceptualisht artistik.
“London Boulevard” në fund të fundit vjen me karaktere ekzotike, ku brenda tij ngërthehet frika, homoseksualizmi, lazdrimi, egoizmi aktoresk dhe më së shumti pispillosja. Në shumicën e skenave e kemi Farrellin, i cili luan njërin prej roleve kryesore që shfaq aksionin dhe kapacitetet e tij për të shkaktuar dhunë edhe atëherë kur nuk është nevoja.
Filmi do të shfaqet nga e hëna në të diel në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjell IPKO.
LONDON BOULEVARD
Regjia: William Monahan; skenari: Monahan, bazuar në librin e Ken Bruen; drejtor i fotografisë: Chris Menges; montazha: Dody Dorn dhe Robb Sullivan; muzika: Sergio Pizzorno; dizajner: Martin Childs; kostumograf: Odile Dicks-Mireaux; producentë: Graham King, Tim Headington, Quentin Curtis dhe Mr. Monahan; distributor: IFC Films. Running time: Kohëzgjatja: 1 orë 44 minuta.
Aktorë: Colin Farrell (Mitchel), Keira Knightley (Charlotte), David Thewlis (Jordan), Anna Friel (Briony), Ben Chaplin (Billy) dhe Ray Winstone (Gant).