Ta shohësh apokalipsin me sy

E tëra flet për një majmun, i cili i nënshtrohet një ekspertize nga disa mjekë.
Majmuni mbi të cilin janë kryer eksperimentet, ka fituar aftësi njerëzore. Por, kur pas një incidenti ai mbyllet në një laborator kafshësh, pasojat do të jenë të paparashikueshme. Duke përdorur të njëjtin ilaç, ai do të krijojë një ushtri majmunësh dhe do të fillojë një revolucion kundër njerëzve që mund të ndryshojë përgjithmonë botën.
“Rise of the Planet of the Apes” konsiderohet njëri prej filmave më interesantë që ka të bëjë me përfundimin e njerëzimit dhe që ka zgjuar edhe reagimin e organizatës së kafshëve PETA, por edhe kritika nga kritikë të cilët e kanë lavdëruar dhe kritikuar. James Franco e luan një rol të mrekullueshëm në këtë film.
Por, një dozë të mirë për ta bërë atë të suksesshëm ia ka dhënë edhe zhvillimi i teknologjisë. Kjo ka bërë që filmi të jetë shumë i suksesshëm, përderisa dhënia e emocioneve nëpërmes të vërtetës sjell para juve një tregim sa interesant edhe absurd.
Filmi përndryshe bazohet në një film të vitit 1968, që quhet “Planet of the Apes”.
Por, pavarësisht origjinës së tregimit dhe paraqitjes nga filmi i kaluar, filmi i ri për “majmunët” paraqitet në të tashmen, duke e bërë atë më ndryshe, aq më tepër kur ai luhet nga simpatiku dhe seriozi Franko.
Edhe këtu kemi një gjigant farmaceutik që paraqet Will Rodmanin, një shkencëtar dhe idealist romantik, i cili bën një gabim në farën njerëzore që dërgon në një zbulim të tmerrshëm për botën.
Will mendon se shkenca bën mirë, por jo kur gabon në këtë rast. Duke kërkuar barin për Alzaimerin, ai shpreson të bëjë një zbulim epokal.
Pavarësisht problemeve etike – sepse filmi është i këtillë, “Rise of the Planet of the Apes” është një film që ju argëton dhe do të kënaqeni duke shikuar aksionet interesante, të cilët kësaj radhe janë plotësuar me aksione të ndryshme kinematike bashkëkohore.
Një prej këtyre karaktereve interesante është Cezari, i cili evoluon si rezultat i një fëmije plot zhurmë në një tinejxher të vrazhdët dhe në fund një i ri që ka nuanca mjaft interesante. Ky rol luhet nga aktori Andy Serkis, i njohur edhe për rolin e tij të Gollum në trilogjinë “The Lord of the Rings”.
Ky është një film që paraqet atë shkollën e njohur të vitit 1970, që për shumë kë ende paraqitet si një paranojë, si një analogji në mes të tashmes dhe të kaluarës, ku tani janë karakteret e bëra me kamerë digjitale, kurse atëherë nuk ishin.
Pra kemi një “Rise of the Planet of the Apes”, i cili na jep një skenë për evolucionin e majmunëve, rritjen e tyre dhe revoltimin kundër njerëzimit.
Sigurisht që edhe kjo është njëra prej teorive konspirative që apokalipsi do të vjen nga majmunët, përderisa teoria është dikensiane, kurse Cezari na mëson se e vërteta është vështirë të zbulohet. Ajo zbulohet vetë nga protesta dhe dora e rëndë e popullit.
Filmi pritet të shijojë edhe më shumë suksesin e tij, përderisa përralla është diçka e veçantë që nuk jemi mësuar ta shohim në filmat e mëparshëm.
“Rise of the Planet of the Apes” është një film që mund të shikohet nga personat mbi moshën 14 vjeçare pa përcjelljen e prindërve. Një ndër arsyet pse është kushtëzuar kjo është se majmunët përdorin dhunë ashtu sikurse bëjnë njerëzit.
Filmi do të shfaqet në kanalin DigiGold të Digitalb, që në Kosovë e sjell kompani IPKO. Ai do të shfaqet nga e hëna deri të dielën.
Rise of the Planet of the Apes
Regjia: Rupert Wyatt; skenari: Rick Jaffa dhe Amanda Silver; drejtor i fotografisë: Andreë Lesnie; montazha: Conrad Buff dhe Mark Goldblatt; muzika: Patrick Doyle; production design by Claude Paré; kostumet: Renée April; efektet speciale: Joe Letteri dhe Dan Lemmon; producentë: Jaffa, Silver, Peter Chernin dhe Dylan Clark; Distributor: 20th Century Fox. Kohëzgjatja: 1 orë e 50 minuta.
Aktorë: James Franco (Will Rodman), Freida Pinto (Caroline), John Lithgow (Charles Rodman), Brian Cox (John Landon), Tom Felton (Dodge), David Oyelowo (Steven Jacobs), David Hewlett (Hunsiker), Andy Serkis (Caesar) dhe Terry Notary (Bright Eyes/Rocket).