Papunësia në Eurozonë në nivel të lartë, 11.4%
Të dhënat zyrtare tregojnë se papunësia në 17 vendet që përdorin euron, ka mbetur në nivelin e saj më të lartë, përkatësisht në 11.4 për qind, në muajin gusht.
Nderkohe qe udhëheqësit evropianë kanë arritur të qetësojnë tregjet financiare me premtimet për të shkurtuar shpenzimet, ata nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë valën e papunësisë.
Në muajin gusht, 34,000 njerëz më shumë kanë humbur punën e tyre brenda Eurozonës, raporton AP duke iu referuar te dhenave me te fundit te publikuara per papunesine.