E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një spital psikiatrik në Moskë, 38 të vdekur mes tyre 36 pacientë

Një zjarr i rënë në një spital psiqiatrik pranë Moskës ka lënë të vdekur 38 vetë, përfshirë 36 pacientë dhe dy pjesëtarë të ekipit mjekësor, raportojnë zyrtarët ruse.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se dy pacientë dhe një pjesëtar i ekipit mjekësor i shpëtuan zjarrit në Ramenski.

Autoritetet thonë se zjarri u përhap me shpejtësi në ndërtesën një katëshe që kishte dritare me hekura. Agjencia Franceze e Lajmeve e përshkruan ndërtesën si një strukturë prej druri e vitit 1952.

Zyrtarët e Ministrisë së Emergjencave thanë se zjarrfikësit arritën një orë pasi morën telefonatën për situatën. Ata thonë se bllokimet rrugore penguan mbërritjen e tyre më të shpejtë.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e zjarrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›