Paqartesi per gjendjen e vertete shendetesore te Mladicit

Te dhena kontradiktore pas nje operacioni kirurgjikal kane nxitur serish spekullimet per gjendjen shendetesore te Ratko Mladicit. Ish-udheheqesi i serbeve te Bosnjes i akuzuar per krime lufte sipas te dhenave te avokatit te tij Milos Saljic eshte operuar per hernie diskale burime te tjera nuk e konfirmojne kete.
Tribunali i Hages nuk i konfirmon te dhenat
Sipas agjencise hollandeze te lajmeve ANP e cila i referohet avokatit te Mladicit Branko Lukic 69 vjecari u operua me sukses te merkuren ne spitalin Bronovo ne Hage Sipas Lukicit ai mund te dale te premten nga spitali. Pas nderhyrjes kirurgjikale Mladici i kishte thene se shoqes ne telefon se gjithcka kishte kaluar mire tha Saljici ne Beograd.
Bildunterschrift Mladici ne seance gjyqesore
Tribunali i Hages per krime lufte para te cilit do te zhvillohet procesi gjyqesor kunder Mladicit nuk i ka konfirmuar keto te dhena. Informacione ne baze te te cilave ish-udheheqesi i serbeve eshte derguar ne nje klinike te Hages u cilesuan te gabuara nga Tribunali. Megjithate zedhenesja e Tribunalit Nerma Jelacic la te kuptohet se Mladici mund te jete operuar ne pavionin mjekesor te burgut hetimor te OKB-se. Ne nje deklarate u tha vetem se i akuzuari nuk ka dale jashte kompleksit te burgut ne Sheveningen te Hollandes.
Per gjendjen shendetesore te te burgosurve Tribunali parimisht nuk jep te dhena. Por zedhenesja e Tribunalit pranoi qe te gjithe te akuzuarve u jepet trajtimi me i mire i mundshem mjekesor kur kjo eshte e nevojshme. Mladici 69 vjecar vete deklaroi ne celje te procesit te tij publik gjyqesor ne 3 qershor se eshte nje njeri i semure rende.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nerma Jelacic zedhenese e Tribunalit
Prokuroria merr masa
Prokuroria e Tribunalit kerkoi te merkuren nje pershpejtim te procesit gjyqesor kunder Mladicit. Prokuroria kerkoi nje ndarje ne dy pjese te procesit gjyqesor. Mladici do te pergjigjet me pare per gjenocidin ne Srebrenice dhe ne nje proces tjeter gjyqesor ai do te akuzohet per rrethimin e Sarajeves dhe vepra te tjera. Synimi eshte qe viktimat te gjejne patjeter drejtesi thuhet ne nje kerkese te kryeprokurorit Serge Brammertz.
Mladicin e arrestuan ne fund te majit pas 16 vjetesh arrati ne Serbi dhe ia dorezuan Tribunalit te Hages per Krime Lufte. Ish-gjeneralin e serbeve te Bosnjes e akuzojne ne 11 pika per gjenocid krime lufte dhe krime kunder njerezimit. Keto akte ai i ka kryer ne vitet 1992 deri 1995 thote akuza. Numri i viktimave eshte rreth 100 mije vete.
Autor dpa / Auron Dodi
Redaktoi Lindita Arapi