E Diel, 1 Nëntor 2026

Izolimi i tre fshatrave kosovare ne Veri

Fshatrat Bistrice e Shales Ceraje dhe Koshtove shtrihen pergjate magjistrales Mitrovice-Leposaviq ne veri te Kosoves. Ne kushte normale ne te tri fshatrat e banuara me shqiptare te cilat kufizohen me fshatra serbe shkohet per nje ore e gjysme me nje minibus te ofruar nga ministria perkatese. Mirepo me venien e barrikades ne Rudare dhe hapjes se nje rruge alternative nga komuna e Mitrovices ne bashkepunim me qeverine e Kosoves rruga eshte zgjatur ne tri ore.

Kjo gjendje vazhdon qe prej 25 korrikut kur filluan perpjekjet e para te qeverise se Kosoves per te vene nen kontroll dy pikat kufitare Bernjak dhe Jarinje ne veri te Kosoves shpjegon per Deutsche Welle-n Lulzim Hetemi perfaqesues i ketre tri fshatrave. Pas venies se barrikades ne Rudare po udhetojme ne drejtim te fshatrave te Shales se Bajgores. Prej Cerajes Koshtoves dhe Bistrices ka nje largesi deri ne 35 kilometra e cila u ndertua duke ju falenderu kryetarit te komunes se Mitrovices dhe qeverise se Kosoves. Tash prej ketu deri te Miniera e Stari Tergut ecim ne kembe nga 5-6 ore nepermjet shtate fshatrave serbe. Veshtiresite dihen....

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lulezim Hetemi pefaqesues i fshatrave ne veri te Kosoves

Barrikadat ne veri bllokojne nje jete normale

Bllokadat e vena nga serbet ne veri te Kosoves per me shume se tri jave kane bllokuar cdo pore te jetes se banoreve te fshatrave te cilet qarkullonin nepermjet magjistrales Mitrovice-Rashke. Nder to eshte edhe mungesa e qasjes ne sherbime shendetesore thote Mursel Mruseli nga fshati Koshtove i cili punon si tektnik medicional ne ambulancen e cila i ka nen perkujdesje keto tri fshatra. Rruga alternative mund te jete e kalueshme deri ne renien e shiut te pare dhe qe nga ai moment jemi te bllokuar per automjete. Kjo per nje ambulance eshte e pakapercyeshme se nese pacienti eshte ne gjendje te rende deri ne arritjen ne qendren emergjente ne Mitrovice mund te vdes se si te kete riga shiu automabulanca nuk kalon ne kete rruge. Mjeku sacuteosht tuj na ardhe prej dates 25 korrik dhe per momentin jemi ne kushte shume te vesthira.

Banoret e tri fshatrave veriore te braktisur

Fshatrat Ceraje Koshtove dhe Bistrice e Shales jane ne kuader te komunes se Leposaviqit e cila udhehiqet nga strukturat paralele serbe. Banoret e tyre qe nga shpallja e pavaresise ne shkurt te vitit 2008 nuk kane ku tacutei adresojne shqetesimet e veta. Ketu mungon mbeshtetja e institucioneve te Kosoves perderisa nga komuna e Leposaviqit ata ndjehen te perjashtuar.

Driton Hetemi arsimtar ne shkollen e tri fshatrave ne Bistrice shpjegon Komuna e Leposaviqit nuk do me na pa me sy vec pse jemi shqiptar

Sipas Hetemit per shkak te vendosjes se Zyres se Regjistrimit Civil Zyres per Komunitete dhe Kthim ambulances dhe policise brenda nje objekti te vetem ka pengesa te vazhdueshme ne procesin mesimor.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Driton Hetemi mesues ne Bistrice

Si funksionon Zyra per Komunitete dhe Kthim e komunes se Leposaviqit

Haki Imeri shef i Zyres per Komunitete dhe Kthim ne komunen e Leposaviqit me seli ne Bistrice shpjegon se arsye e mungeses se iniciativave nga kjo zyre per ngritjen e mireqenies se qytetareve te ketushem eshte menyra e funksionimit te kesaj zyre e cila praktikisht nuk eshte e lidhur direkt as me pushtetin lokal as nen pushtetin qendror. Me gjithe perpjekjet per shkak te rrethanave as une nuk jam i kenaqur me punen time sepse ne si zyre nuk kemi kompetenca per shkak se kemi mbet jashte sistemit ligjor te Kosoves kundr te cilit nuk jemi te itneresuar te punojme. Me vendimin e 2008-s te kryeministrit te Kosoves nuk njihen institucionet e dala nga zgjedhjet serbe te Majit te vitit 2008. Ketu eshte keputur zinxhiri dhe ne nuk kemi kontakte me komunen pervec me disa drejtori shpjegon Imeri.

Deri ne shperthimin e luftes ne Kosove ne 1998-acute99 ne tri fshatrat ne veri te Kosoves jetonin rreth 1.300 banore. Aktualisht jetojne vetem 350 prej tyre. Sipas z. Imeri pak eshte bere edhe ne kthimin e ketyre banoreve pjesa dermuese e te cileve edhe me tej jetojne si refugjate perbrenda Mitrovices apo rajonit te saj.

Pasiguria dhe munges e perpjekjeve per kthim nxisin shperngulje masive

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mursel Murseli nga fshati Koshtova

Shqetesim i vazhdueshem ne keto zona eshte pasiguria dhe pengimi i levizjes se lire. Siguria nuk eshte ne nivel per shkak se ne tri fshatrat nuk ka polici te vazhdueshme as trupa nga KFOR-i prandaj eshte kriju nje lloj paniku per faktin se ketu jane ne mes te fshatrave serbe. Vetem ne nderrimin e pare eshte nje nenstacion i policise i cili funksionon vec ne nderrimin e pare pese dite prej ores 8 deri ne ora 16-te. Pasdite dhe naten banoret jane ne meshiren e askujt dhe jane organizuar vete per tacuteu mbrojtur nga ndonje e papritur thote z.Imeri sipas te cilit jane drejtuar kerkesa te vazhdueshme ne institucionet pergjegjese tacutei kene nen mbikeqyrje keto fshatra per te parandaluar eskalimin e situates.

Pasiguria eshte gjithashtu edhe arsyeja kryesore e shpernguljes se banoreve te ketushem thote Lulzim Hetemi perfaqesues i ketyre fshatrave Thone se ka siguri dhe nuk eshte e vertet E verteta eshte se ne gjithmone jemi maltretu dhe dikujt i ka konvenu qe ta mbaj problemin te izoluar.

A eshe nderprere vertet kontrabanda nga Serbia ne veri te Kosoves

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Haki Imeri drejtor i zyres per komunitetin Leposavic

Mungesa e shtrirjes se pushtetit te Prishtines ne veri te Kosoves per 12 vjet mundesoi lulezimin e kontrabandes dhe te krimit. Pas vendimit te qeverise per marrjen nen kontroll te dy pikave kufitare ne Bernjak dhe Jarinje qeveria e Kosoves pohon se masat e reciporocitetit ne fushen e tregtise me Serbine po zbatohen me perpikmeri dhe me kete eshte ndaluar kontrabanda. Deklarata te tilla i vene ne dyshim banoret e ketushem te cilet jane vrojtues te drejtperdrejte te asaj qe po ndodh ne veri. Ndoshta qeveria e Kosoves ia ka dale te ndaloje kontrabanden ne pikat kryesore te kufirit te cilat tashme jane zona ushtarake dhe deri me 25 shtator jane nen mbikqyrje te KFOR-it. Mirepo rruget anesore prej qyteteve te Republikes se Serbise jane teresisht jashte kontrollit. Vetem ne komunen e Leposaviqit jane dy-tri rruge qe nuk jane te kontrolluara as nga Policia e Kosoves as nga KFOR-i. Ndersa nje rruge me kryesore permes fshatrave Rudine dhe Rragozne ne drejtim prej Novi Pazarit deri ne Banjske te komunes se Zveqanit cdo nate ka levizje te panderprera te kamioneve kerreve e automjeteve te ndryshme transportuese. Pra vazhdon kontrabanda nga Serbia deshmon Mursel Murseli nga fshati Koshtove. Perkunder te gjithave shpresa se nje dite institucionet e Kosoven do te fusin nen ombrellen e vet edhe keto fshatra qendron. Perfaqesuesit e Republikes se Kosoves duhet te vine ta njohin kete vend ta shohin ku jemi tuj rrnu se jam i bindur se nuk e dine ku jemi e qysh rrnojmese nuk kanqe qene asnjehere. Dhe mesazhi per ta eshte qe tacutei kthejne syte prej ketyre fshatrave se edhe ne nese shperngulemi atje nuk po mbetet asnje shqiptar... thote Murseli.

Autor Ajete Beqiraj

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›