Paqartësia Bërdo

Sa më shumë që afrohet 20 marsi, aq më shumë shtohen gjasat për dështimin e Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që mendohet të mbahet me këtë datë në Bërdo të Republikës së Sllovenisë.
Bashkimi Europian ende nuk është i sigurt nëse do të mbahet ky samit, ndërkohë që Presidenca spanjolle e Unionit po përgatitet që në qershor ta mbajë një takim në Sarajevë, ku do të merrnin pjesë udhëheqësit e vendeve ballkanike.
Siç raporton Agjencia KosovaPress, duke u thirrur në burime diplomatike në Bruksel, nëse mbahet takimi në Bërdo pranë Kranjit, atëherë aty do të marrë pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Europian, Herman Van Rompej. Megjithëse Shefi i Diplomacisë italiane, Franko Fratini, ka deklaruar kohë më parë në takimin ministror të BE’së në Kordoba se mbajtja e takimit në Bërdo pranë Kranjit “nuk është iniciativë europiane”.
Problem politik dhe organizativ i takimit të mundshëm në Bërdo pranë Kranjit, siç kanë thënë burime në Bruksel, është ajo nëse do të jetë e mundur pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë të Serbisë, e cila kërkon që Kosova të marrë pjesë vetëm si delegacion me UNMIK’un, derisa Prishtina zyrtare ka këmbëngulur se do të përfaqësohet vetëm si shtet i pavarur.
Të dielën Presidenti serb, Borsi Tadic tha se Serbia do të marrë pjesë në të gjitha forumet rajonale nëpër të cilat Kosova trajtohet sipas parimeve të definuara në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë këtu edhe takimin e Bërdos në Slloveni.
Tadic ka dhënë këto deklarata të dielën pas një takimi që ka zhvilluar në qytetin e Novi-Sadit me presidentin e Hungarisë, Laslo Shojom.
“Këto parime janë shumë të qarta. Serbia nuk do të marrë pjesë në asnjë forum rajonal, në të cilin nuk respektohen parimet e OKB-së dhe që nënkuptojnë edhe respektimin e Rezolutës 1244”, ka thënë Tadiq, duke shtuar se ky qëndrim vlen edhe për takimin në Bërdo.