Daci: Kosova po dëmtohet nga bandat

“Kosova po rrezikohet nga bandat, të cilat po dëmtojnë fuqishëm progresin e vendit”, ka thënë të shtunën kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, gjatë një takimi që ka zhvilluar me strukturat e degëve të LDD’së për Ferizaj, Lipjan, Shtime, Kaçanik dhe Shtërpcë.
Daci tha se “qeverisja në Kosovë po i motivon këto banda”, të cilat sipas tij, “janë të lidhura me qeverisjen e vendit për t’u pasuruar bashkërisht, dhe nëpërmjet kësaj forme mbajnë pushtetin në vend”.
Daci ka thënë se qytetari i vendit gjendet në një pozitë të mjerueshme, në një pozitë që sipas tij, nuk ka qenë kurrë më keq, andaj siç u shpreh ai, nevojitet një ndërrim i kësaj udhëheqje e cila Kosovën po e kthen prapa me hapa të mëdhenj.
Lideri i LDD’së po ashtu përmendi edhe Raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, i cili, sipas tij, thekson se niveli i korrupsionit është në kulm, për çka ai fajësoi udhëheqjen institucionale, “e cila nuk po reagon ndaj kësaj katastrofe dhe këtij stagnimi që po i ndodhë vendit”.