E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozet nen hije

Numri i shikueshmerise neper stadiume nuk eshte pasqyra reale e simpatise ndaj klubeve te Superliges. Shume njerez ndiejne nostalgji per skuadrat e qyteteve te tyre por nuk shkojne t146i shikojne ato. Loja joatraktive e ekipeve moszhvillimi i ndeshjeve nderkombetare sharjet dhe disa gjera tjera jane arsyet qe shikuesit nuk percjellin skuadrat e tyre te zemres. Nga Valon Konushevci valon.konushevcigazetaexpress.com me 11 dhjetor 2010 ne ora 1252

Superliga e Kosoves ne futboll nuk mund te mburret me numrin e shikuesve qe mbledh neper ndeshjet kampionale.

Madje ne asnje sezon numri i shikuesve nuk eshte konstant. Here ka ngritje e here ka renie te shikueshmerise. Per shembull ne pjesen e pare te ketij kampionati shikueshmeria ishte me e ulet per dallim prej pjeses se pare te kampionatit te kaluar.

Ne fakt klubet e elites kane shume simpatizues. Atyre njerezve gjithmone u intereson ta kuptojne sa me shpejt qe eshte e mundur vetem rezultatin perfundimtar te ndeshjes. Por ata assesi nuk ua mesyjne stadiumeve per ta percjelle nga afer ekipin e preferuar.

147E pelqej shume Prishtinen dhe gjithmone u gezohem fitoreve te saj. Sa here qe luan Prishtina me te perfunduar ndeshja e therras dike ne telefon per ta marr rezultatin perfundimtar148 thote 24 vjecari nga kryeqyteti Kushtrim Tasholli.

147E dua shume Prishtinen por nuk shkoj ta percjelli ne stadium pervec ne ndonje ndeshje derbi sikurse kur luan kunder Hysit apo Vellaznimit. Do te shkoja sikurse ndeshjet te zhvilloheshin ne mbremje dhe sikurse ndeshjet te ishin me atraktive. Thjesht nuk me pelqen cilesia e ekipeve. Po ashtu organizimi i ndeshjeve nuk eshte i mire. Mungon atraktiviteti148 theksoi ai.

Edhe Bardhyl Sylejmani nga Prishtina rrallehere u ofrohet stadiumeve. 147Me pengojne teper shume fyerjet sharjet qe bejne tifozet mes veti. Nga ata po ofendohen ne menyre te vrazhde familjet shqiptare. Andaj nguroj te shkoj ne stadium148 thote Sylejmani nga Prishtina.

Kurse kryetari i Plisave Sami Dili pohon se mosnderkombetarizimi i futbollit ka ndikuar qe tribunat e stadiumeve te jene shume pak te mbushura me shikues.

147Keto ballafaqime vertet jane bere monotone. Qe dhjet vite i shohim duke u ballafaquar mes veti ekipet e njejta pa zhvilluar asnje ndeshje nderkombetare. Pra mosnderkombetarizimi mendoj qe po ndikon ne mosrritjen e shikueshmerise148 tha Dili.

Pavaresisht kesaj ai thote se njerezit qe kane simpati ndaj nje ekipi duhet te shkojne ne stadium per ta percjelle skuadren e preferuar.

Me konstatimet e dy te pareve plotesisht pajtohet edhe njohesi i futbollit kosovar Gani Sejdiu. Trajneri mitrovicas thote se edhe stadiumet e Kosoves nuk ofrojne komoditet per t146i stimuluar shikuesit ndonese keta te fundit kane nostalgji te madhe per klubet e qyteteve perkatese.

147Gjate veres shikuesit e pranishem ne stadium i pengon dielli per ta shikuar nje ndeshje sepse stadiumet nuk kane mbuloje per me ndal depertimin e rrezeve te diellit. Kurse edhe kur bie shi stadiumi nuk ka mbuloje per shikues. Pra stadiumet nuk ofrojne komoditet148 tha Sejdiu.

Ai nenvizoi se edhe mosorganizimi i mire i klubeve ka bere qe shikuesit mos t146u ofrohen stadiumeve te futbollit.

147Mediat me te drejte po e pasqyrojne gjendjen reale te klubeve. Njerezit lexojne gazeta. Ne to vazhdimisht shkruhet se lojtaret dhe trajnere s146kane marre paga me muaj te tere shkarkohet trajneri krize financiare ne klube etj. Andaj njerezit nuk lexojne asnjehere dicka te mire per t146iu ofruar futbollit tone sepse ajo qe thone mediat edhe ekziston148 vazhdoi ai.

Sejdiu pranoi se ekipet nuk aplikojne loje atraktive per ta terhequr vemendjen e qytetareve.

147Lojtaret marrin paga minimale madje as nuk i kane te sigurta ato paga. Shpesh i marrin me vonese. Eshte e pamundur qe lojtaret te kene motiv me te madh per loje. Ne trajneret nuk i kemi as kushtet minimale per pune dhe nuk jemi te sigurt dhe kur keto gjera elementare mungojne normalisht qe nuk ka as cilesi148 perfundoi Sejdiu nen udheheqjen e te cilit ne edicionin e kaluar Trepca u shpall kampion dhe fitoi Superkupen e Kosoves.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›