E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqe mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës

Meksikanët ishin dominues në 45 minutat e para, por pa arritur të shfrytëzojnë rastet e krijuara. Pjesa e dytë kishte një panoramë krejt tjetër, ku skuadra e Parreirës kontrolloi lojën dhe kaloi përpara me anë të çabalalës në minutën e 55-të.

Ekipi i drejtuar nga Havier Agirre barazoi shifrat 11 minuta para fundit me mbrojtësin e Barcelonës, Rafael Markez. Fati ishte me meksikanët në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur topi i goditur nga sulmuesi Mphela, u ndal nga shtylla. Në orën 20:45 do të luhet përballja e dytë e grupit A, ajo midis Uruguajit dhe Francës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›