"Afrika e Jugut 2010", botërori që mposhti krizën
3.5 miliard dollarë është shuma që qeveria e futbollit botëror do të fitojë nga shitja e të drejtave televizive, sponsorët dhe kontratat komerciale të këtij botërori. Kjo shumë është gati dyfishi i të ardhurave që u arkivuan nga kampionati botëror i kaluar. 240 milion dollarë është shifra e parave të vëna në dispozicion të 32 përfaqësueseve pjesënarrëse. 30 milion do të shkojnë për fituesin.
Për herë të parë Kupa e Botës do të transmetohet edhe në formatin 3D dhe gjithashtu do të jetë e para herë që ndeshjet do të shihen edhe nga telefoni celular. Rreth 3 milion bileta janë prodhuar, prej të cilave janë shitur 2.5 milion.
Vendi organizator ka shpenzuar 4.6 miliard euro në infrastrukturë, por rreth 450 mijë turistët që pritet të vizitojnë Afrikën e Jugut, pritet të sjellin rreth 1.8 miliard euro fitime. Shuma e përgjithshme që vendi organizator do të përfitojë nga ky eveniment, është mbi tetë miliard euro.