E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut shumë e fortë për Greqinë

Ish-kampionët e Evropës nuk arritën të tregonin asgjë në ndeshjen e parë të grupit B, luajtur në Port Elizeth. Aziatikët kalojnë shumë shpejt në avantazh, që në minutën e 7-të me Lee Jung-soo. Edhe në minutat në vazhdim të pjesës së parë, koreanojugorët ishin më të qartë në aksionet e tyre.

Epërsia e Koresë së Jugut konkretizohet sërish në minutën e 52-të, ku Park Ji-sung dyfishon shifrat. Ndërkohë, Greqia nuk arriti dot të konkretizonte rastet e krijuara në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, aziatikët marrin përkohësisht kreun e grupit B, duke pritur të qetë përballjen e orës 16:00 mes Argjentinës dhe Nigerisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›