E Diel, 1 Nëntor 2026

Paqe në Nou Camp, por Barcelona fiton

Ekipi i Barcelonës ka koleksionuar edhe një kupë në sirtarët e vet, pasi sonte siguroi edhe kupën e Superkupës spanjolle. Edhe pse rezultati në fund të ndeshjes mbeti ai i fillimit të ndeshjes, Barcelona ia rrëmbeu këtë kupë ekipit të dytë nga Madridi, Atletico Madrid, dhe atë falë rezultatit të ndeshjes së parë që u luajt në fushën e Atleticos e që përfundoi me rezultatin 1 me 1.

Edhe pse nuk pati gola në këtë ndeshje se shikuesit megjithatë mund të ndahen të kënaqur me lojën e të dy skuadrave, të cilat luajtën një futboll mjaft të bukur dhe pa kalkulime.Me gjithë rastet nga të dy ekipet, ajo çfarë mund të përmendet si pikat kyqe të kësaj përballjeje janë: penalltia e humbur nga superylli Lionel Messi dhe kartonët e kuq për Kasmirskyt në fushën e ndeshjes dhe të Arda Turan në stol.

Kjo është Superkupa e 11-të spanjolle për Barcelonën ndërsa Atletico Madrid mbetet në kuotën e vetëm një titulli të Superkupës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›