E Diel, 1 Nëntor 2026

United i ofron 50 milion euro, Ozili refuzon

Mesut Ozil, e ardhmja e të cilit lidhet me zërat për një transferim të mundshëm te Manchester United, deklaroi se nuk e mendon largimin nga "Santiago Bernabeu". Vetë mesfushori gjerman konfirmon dëshirën për të mos u larguar nga Real Madrid.

"Kam një kontratë deri në vitin 2016 dhe ndihem shumë mirë te kjo skuadër. Jam në sintoni të plotë me kolegët dhe dua të arrij sa më shumë suksese me këtë fanelë. Në media mund të fliten shumë gjëra por unë e kam një kontratë dhe këtu kam besimin e trajnerit. Çdikush nga ne ka rolin e tij në skuadër", është shprehur turko-gjermani.

Sipas mediave spanjolle dhe atyre britanike, Manchester United ka ofruar plot 50 milionë euro për të përfituar shërbimet e fantazistit me origjinë turke, por është pikërisht Mesut Ozil ai që do të thotë fjalën e fundit në këtë marrëveshje dhe mesa duket, lojtari i kombëtares gjermane është shprehur shumë qartë. /indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›