E Diel, 1 Nëntor 2026

Paqja fiskale, Rama: Lehtëson biznesin, falja e detyrimeve tatimore do bëhet në 4 forma

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar edhe projektligjin e “Paqes Fiskale”, të cilat përfshijnë lehtësime për bizneset lidhur me detyrimet tatimore të prapambetura.

Rama tha se ko do të bëhet në 4 forma, ndërsa tha se qëllimi i kësaj pakete është të lehtësojë barrën fiskale për bizneset dhe të rrisë transparencën e deklarimeve financiare.

“Lidhur me Paqen Fiskale, falja e detyrimeve tatimore do të bëhet në 4 forma, fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara më të vjetra se 10 vite, fshirje 50% nga 5 deri në 10 vite. Nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, me fshirje totale të gjobave dhe të interesave, fshirje 25% e detyrimeve e periudhës 5-10 vite dhe fshirje e gjobave e kamatëvonesave për periudhën 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi i asaj periudhë. Bizneset jo vetëm do të kenë mundësi të lehtësohen nga kjo barrë e vjetër, por do të kenë edhe mundësinë të deklarojnë pasqyrimet e mëparshme financiare. Për diferencën e korrigjuar vullnetarisht mes deklarimit të vjetër dhe atij të riu, tatimi mbi fitimin do të jetë vetëm 5%”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›