“Para ligjit bllokuesit e rrugës, pavarësisht pozitës politike”
24/08/2010 Ministri Basha paralajmëron indirekt Bollanon në takimin me vartësit në Vlorë
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, deklaroi dje se nuk duhet të tolerohet asnjë person që bllokon rrugën, pavarësisht pozitës, shoqërore dhe politike që ka ai.
Ai ka vënë në vëmendjen e strukturave të policisë së Vlorës, ku kohët e fundit ka pasur disa raste të bllokimit të rrugëve, se kanë mbështetjen e Ministrisë së Brendshme për të ndërhyrë në çdo rast dhe për të çuar para drejtësisë çdokënd që bllokon rrugën. Sipas tij, strukturat e antiterrorit, jo vetëm në Vlorë, por edhe në qarqe të tjera të vendit duhet t’i ndjekin këto çështje me përparësi. Basha ka kërkuar të ndalohen jo vetëm ata që bllokojnë rrugën, por edhe frymëzuesit e tyre. “Në çdo rast të ndërhyhet me forcën e ligjit dhe përgjegjësit të vihen para ligjit. Nuk do të tolerohet asnjë bllokim i rrugëve publike dhe kjo çështje duhet trajtuar me prioritet. Forcat e antiterrorit duhet të godasin personat përgjegjës dhe personat frymëzues pavarësisht pozitës së tyre shoqërore apo politike”, tha Basha.
Inspektimi në polici e port
Ministri Basha është gjendur dje në qytetin e Vlorës së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ku ka qenë i pranishëm në analizën e policisë. Të pranishëm kanë qenë të gjithë drejtuesit e drejtorive të policisë së qarkut të Vlorës. I pari që ka folur ka qenë kreu i policisë së qarkut,Ylli Metko, i cili në fjalën e tij është shprehur se është ulur ndjeshëm rritja e kultivimit të lëndëve narkotike me 30 për qind nga viti i kaluar, si dhe janë shtuar sasitë e sekuestruara në krahasim me një vit më parë. Po ashtu janë sekuestruar 47 armë, nga të cilat 9 gjatë sezonit turistik gjatë kontrolleve në automjete. Basha shprehu vlerësime për arritjet kundër luftës ndaj krimit ekonomik, si dhe korrupsionit, po ashtu edhe për qarkullimin rrugor për masat e marra gjatë sezonit turistik nga rrugorët në këtë situatë të vështirë për qarkullimin rrugor ku infrastruktura në Vlorë është e dobët dhe mungon sinjalistika. Ky problem u paraqit në takim dhe nga vetë drejtori i qarkullimit Gëzim Gosturani ku ai përmendi rrugën Tranballkanike që po kthehet në burim aksidentesh dhe mungesën e semaforëve dhe shenjave në qytet. Në takim u theksua se bashkëpunimi mes Bashkisë së Vlorës dhe Policisë Kufitare është tepër i dobët ku fajësoi bashkinë e qytetit dhe përmendi rastet si mospiketimi në det i zonës ku do të lundronin minimjetet motorike. Ministri Basha në fund të qëndrimit të tij në Vlorë vizitoi dhe portin e këtij qyteti, ku pa nga afër strukturën, terminalin e pasagjerëve dhe u takua me efektivë të policisë kufitare. I shoqëruar nga Burgaj foli me emigrantët në terminal ku takoi dhe disa turistë italianë që po dilnin nga porti i Vlorës. Ai tha se së shpejti nga kjo portë, por jo vetëm, shqiptarët do të udhëtojnë të lirë drejt Bashkimit Evropian.