“Primare arsimimi i të burgosurve, t’i bëjmë të aftë për bashkëjetesë pas lirimit”
24/08/2010 Deklaron ministri i Drejtësisë Bujar Nishani
Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, ka vlerësuar pas një inspektimi në burgun e Fushë – Krujës, se primare në institucionet e riedukimit, duhet të jetë arsimimi i të burgosurve, që kur të rikthehen në shoqëri pas dënimit të jenë të aftë të bashkëjetojnë me komunitetin pa kryer krime. “Procesi i rehabilitimit është shumë i rëndësishëm, në mënyrë që këta persona të mos kthehen më në kontingjent krimi. Ne po investojmë që të dënuarit të kenë mundësi të arsimohen”, tha Nishani. Kreu i drejtësisë bëri një thirrje ndaj drejtuesve të këtyre institucioneve, se do të arrestohet çdokush që nuk respekton etikën, edhe pse vlerësoi se trajnimi i tyre është bashkëkohor. “Është një pjesë e trajnuar e mirë, që ofron të gjithë parametrat e sigurisë. Për individë të veçantë që në kundërshtim me moralin dhe ligjin përfshihen në veprimtari të dyshimta do të ketë masa ligjore”, u shpreh Nishani. Për Drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve po ecet në rrugë të mbarë për të mos pasur më probleme me mbipopullimin në burgje. Gazmend Dibra tha se, burgjet do të vazhdojnë të rrisin kapacitetet e tyre. Burgu i Fushë-Krujës, është i sigurisë së lartë, ku vuajnë dënimet një pjesë e madhe e atyre që janë dënuar me burgim të përjetshëm apo me dënime të rënda. Është një ndër burgjet me kapacitetin më të madh në vend.