Arrestohet i denuari i perjetshem

Apostol Sotiri eshte denuar nga Gjykata e Lushnjes per vrasjen e bashkeshortes per motive xhelozie duke e qelluar ate me tete plumba gjithashtu ai ka tentuar qe te vrase kusheririn e tij
Policia e Athines ka arrestuar diten e djeshme nje 43-vjecar shqiptar i cili ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga autoritetet shqiptare. Ky arrestim erdhi me qellim ekstradimin drejt vendit tone pasi eshte denuar nga drejtesia shqiptare. Mbas 12 vitesh ne kerkim eshte arrestuar ne Athine Apostol Sotiri 43 vjec nga fshati Gradisht i Lushnjes pasi eshte denuar 12 vjet me pare nga Gjykata e Lushnjes eshte denuar per nje vrasje te ndodhur me 10 tetor 1998. Motivet e xhelozise kane qene shkaku qe e shtyne 43-vjecarin per te kryer kete krim brenda familjes duke vrare bashkeshorten te cilen e ka qelluar me tete plumba. Gjithashtu Sotiri ka tentuar qe te vrase kusheririn e tij Ilir S. te cilin e ka plagosur rende pasi dyshonte se ai kishte marredhenie me te shoqen. Arrestimi i 43-vjecarit eshte realizuar si rezultat i bashkepunimit te Zyres se Interpol Tiranes me ate te Interpol Athines. Ndaj 43-vjecarit eshte kryer edhe procesi gjyqesor i cili e ka shpallur fajtor ate per vrasjen e gruas se tij duke e denuar ate me burgim te perjetshem. Ai i ka shpetuar disa here arrestimit pasi gjate qendrimit ne Greqi perdorte nje pasaporte te falsifikuar. Por pas verifikimit eshte vertetuar nga ana e Interpol Athines se personi i arrestuar eshte Apostol Sotiri i kerkuar prej 12 vitesh nga autoritetet shqiptare.
Sipas Gjykates se Lushnjes ky vendim eshte marre me date 23 dhjetor 1998 dhe ai eshte denuar me masen e burgimit te perjetshem duke rezultuar fajtor per kryerjen e dy veprave penale asaj te vrasjes se bashkeshortes dhe per armembajtje pa leje. Ne procesin ndaj tij te gjitha provat por edhe deshmitaret kane vertetuar se pikerisht Sotiri ka qene autori i vrasjes se bashkeshortes se tij. Ne sallen e gjyqit ne cilesine e deshmitarit ka qene edhe kusheriri i tij i plagosuri Ilir S. i cili ka ndihmuar ne zbardhjen e ketij krimi brenda familjes.
Interpol
Ndalimi i Apostol Sotirit nga ana e policise se Athines eshte bere me qellim ekstradimin nga Interpoli grek per llogari te Interpol Tiranes. I ndaluari ne Greqi Apostol Sotiri eshte shpallur ne kerkim nga policia shqiptare menjehere mbas vrasjes se bashkeshortes se tij por pa mundur qe te behej kapja e tij. Mbas disa vitesh kerkim vetem brenda territorit te vendit tone filluan dyshimet se Sotiri mund te ishte larguar jashte kufijve ilegalisht ne menyre qe ti shpetonte denimit me burgim te perjetshem. Per kete arsye gjate vitit 2003 policia e ka shtuar emrin e Apostol Sotirit ne listen me emra te personave me te kerkuar ne bote ne ate te Interpolit. Por kerkimet per 43-vjecarin kane qene te veshtira pasi ne duart e autoriteteve ishte vetem nje foto e vjeter. Me kalimin e viteve identifikimi i tij me ane te kesaj fotoje behej akoma e me i veshtire. Por si rezultat i bashkepunimit te Zyres Qendrore Kombetare Interpol Tirana me Interpol Athinen eshte bere identifikimi dhe arrestimi i Apostol Sotirit pavaresisht se ai levizte ne shtetin fqinj me nje pasaporte me gjeneralitete te tjera.