Para për siguri
Përveçse detyrohen t’ua paguajnë të gjitha librat, fletoret dhe gjërat e tjera që u nevojiten atyre për shkollë, prindërit e nxënësve të shkollave të mesme në Prishtinë, janë të detyruar të japin të holla edhe për sigurinë e fëmijëve të tyre.
Ata detyrohen që çdo gjysmëvjetor të paguajnë nga 3 deri në 5 euro për fëmijët e tyre, në mënyrë që siguria e fëmijëve të jetë në nivel. E me ato të holla shkolla paguan një kompani sigurimi, e cila përkujdeset për këtë çështje.
Kështu, nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, muaj më parë, janë detyruar që t’i japin secili nga 5 euro, për të paguar sigurimin e shkollës. Edhe pse një vendim të tillë e ka marrë Këshilli i Prindërve në këtë shkollë, disa nga prindërit që nuk janë pjesë e këtij bordi, nuk është se e kanë pritur shumë mirë këtë vendim. Të paktën kështu thonë disa nxënës që vijojnë mësimin në këtë shkollë.
Një nxënës në klasën 12/2 në këtë shkollë, ka thënë për Express se ai ka qenë i obliguar që të paguajë shumën prej 5 eurosh, për sigurim për shkak se, sipas tij, Drejtoria i ka kërcënuar me mosdhënien e dëftesave.
“Na kanë thënë se duhet t’i japim nga 5 euro se përndryshe nuk do të na i lëshojnë dëftesat në fund”, rrëfen ai për Express. Edhe pse ai e di shumë mirë që nga këto të holla varet siguria e tij dhe e shokëve të tij, thotë se Këshilli i këtyre Prindërve është dashur ta marrë parasysh edhe një anë tjetër negative. “E di që bëhet fjalë për sigurinë e secilit në shkollë, por ata është dashur të dinë që ka njerëz të cilët jetojnë me një rrogë minimale”, tregon ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...